Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje në Bundestag për tolerancë dhe respektim të shtetit juridik. Ajo vuri në dukje përgjegjësinë e Gjermanisë për ruajtjen e paqes në botë dhe sfidat e migracionit.
Nga Deutsche Welle
“Hebrejtë dhe myslimanët janë pjesë e shoqërisë sonë, ashtu si edhe të krishterët dhe ateistët”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, të mërkurën (12.09) në Bundestag me rastin e debatit të përgjithshëm mbi buxhetin financiar të zyrës së kancelares. Shumica e njerëzve në Gjermani punojnë për një bashkëjetesë tolerante me njëri-tjetrin, tha Merkel më tej. Ajo tha se ka mirëkuptim që shumë njerëz janë të konfuzionuar nga krimet që dyshohen të kenë bërë azilkërkuesit.
Dhe është një e drejtë e garantuar me kushtetutë që të bëhen demonstrata. “Por nuk ka asnjë justifikim dhe arsye për yshtje dhe përdorim dhune, sllogane naziste, urrejtje ndaj njerëzve që kanë pamje tjetër, që kanë një restorant izraelit apo sulme ndaj policëve”, tha shefja e qeverisë gjermane duke pasur parasysh në radhë të parë trazirat e kohëve të fundit në qytetin gjermanolindor, Chemnitz.
Më 26 gusht aty u vra me thika një gjerman 35-vjeçar. Tri të dyshuarit janë azilkërkues. Dy syresh janë tashmë në arrest. I treti është në kërkim. Pas ngjarjes ne qytetin e Landit të Saksonisë pati demonstrata kundër të huajve dhe dhunë të grupimeve të djathta. Në një qytet tjetër gjermanolindor; Koethen, vdiq në fundjavë një gjerman i sëmurë nga zemra pasi kishte ndërhyrë të ndante afganë dhe gjermanë në grindje. Edhe pas këtij rasti pati demonstrata djathtiste.
Përgjegjësi ndaj botës dhe Europës
Në fjalën e saj, Merkel theskoi edhe pëgjegjësinë që ka Gjermania për ruajtjen e paqes në botë, konkretisht në lidhje me debatin aktual se a duhet të ndërhyjë Gjermania në luftën e Sirisë. Në fokus duhet të jenë përgjigjet politike, tha kancelarja Merkel, por ajo shtoi: “Por ne nuk mund të bëjmë sikur nuk shohim, kur diku vihen në përdorim armët kimike dhe nuk respektohen konventat ndërkombëtare, kjo nuk mund të jetë përgjigja, tha Merkel. “Nuk mund të jetë qendrimi gjerman thjesht jo, për çdo gjë që ndodh në botë”, tha kancelarja duke kritikuar kështu tërthorazi refuzimin e partisë socialdemokrate, partia bashkëqeverisëse, për të mos marrë pjesë në luftën kundër Assadit në Siri.
Për më shumë përgjegjësi apeloi kancelarja edhe përsa i përket çështjes së migracionit ilegal në Europë. Sipas saj është një sfidë shumë më e madhe se ajo e konsolidimit të Bashkimit Europian. “Nuk ka për të ecur mirë, nëse Europa thotë: Le të izolohemi dhe mos të na interesojë se çfarë ndodh me fqinjët tanë”, tha Merkel duke pasur parasysh refuzimin e vendeve europianolindore për të pranuar refugjatë dhe migrantë. Çështja e solidaritetit në Europë në lidhje me migrantët vazhdon të mbetet „pika e dobët” e BE-së, Gjermania është e gatshme të radhitet në këtë solidaritet, premtoi Merkel.
Ligj për fuqinë punëtore
Kancelarja gjermane tha më tej se një nga instrumentet e përballjes së kësaj sfide është, krahas luftimit të migracionit ilegal në kufijtë e jashtëm të BE-së me Frontex-in, edhe lejimi i migracionit legal nga vendet e origjinës për të zbutur kështu shkaqet e migracionit ilegal. Ajo premtoi se deri në fund të vitit Gjermania do të jetë me një ligj të ri për pranimin e fuqisë punëtore nga vendet e treta. Kompanitë gjermane janë më shumë të shqetësuara për mungesën e punëtorëve të kualifikuar se sa për barrën tatimore, tha kancelarja.
Debati i përgjithshëm është pika kulmore e konsultimeve për buxhetin financiar të zyrës së kancelares, sepse aty deputetët e opozitës shfrytëzojnë rastin të sulmojnë politikën e kancelares.
Mij?ra populist? t? djatht? u mblodh?n n? Chemnitz
Kund?r s? djatht?s e m? pas kund?r s? majt?s. N? Chemnitz demonstruan ksenofob? dhe kund?rshtar? t? tyre. K?ta t? fundit n?n parull?n „Chemnitz nuk ?sht? i murm?”. Manifestimi kaloi paq?sisht. (02.09.2018)
A do të luftojë ushtria gjermane në Siri?
Çfarë do të ndodhë nëse rebelët sirianë në Idlib do të sulmohen me gaz helmues? Gjermania nuk e përjashton mundësinë që të marrë pjesë në masat ndëshkuese. Bisedime për këtë çështje janë bërë. (11.09.2018)
450 migrantë evakuohen para Italisë
Pas një grindjeje për kompetencat mes Italisë dhe Maltës për një anije refugjatësh para Lampedutës, autoritetet italiane gjetën një zgjidhje të shpejtë. Anijet e Frontex dhe e policisë i morën 450 migrantët në bord. (14.07.2018)