Nga Genc Mlloja
Ne nje ceremoni impresive e dominuar nga e bardha u cel me 17 shtator 2018 viti i ri adademik i Institutit Kulinar Neranxi ne Tirane, qe shenoi dekaden e dyte te nje shkolle e cila ne hyrje te Tiranes, kryeqytetit shqiptar, eshte vendi ku mesohet per cdo profesion te kulinarise.
E mbiquajtur ‘gusto kulinare ne hyrje’ te kryeqytetit, Neranxi Co., hapi dyert per rreth 1000 sudente qe i bashkohen qindra te tjereve qe ndjekin vitin e dyte.
“Te jesh shef eshte rruge pafund”, u tha Presidenti Nikollaq Neranxi studenteve dhe te ftuareve te shumte nder te cilet edhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane.
Z. Neranxi falenderoi nder te tjere GIZ gjerman per bashkepunimin ne punen e Institutit sikurse cmoi edhe punen e shume profesoreve shqiptare, italiane, greke, aziatike qe punojne aty dhe ne kete dekade e kane bere kete shkolle nje atraksion per punesim brenda dhe jashte vendit.
Zj. Josephine Desepeda nga Filipinet, shefe e profesoreshe prej 10 vitesh tek ‘Neranxi’ tha: “Ia ka vlejtur inisiativa. Kjo Kompani u ka dhene shume mundesi punesimi shqiptareve, vecanerisht te rinjeve”.