Home I pakategorizuar Shkrimtaret, te persekutuarit e medhenj!

Shkrimtaret, te persekutuarit e medhenj!

Nga Entela Kasi

Që në kohët e Homerit, shkrimtarët janë të ndëshkuarit e mëdhenj. Janë internuar si Ovidi. U janë shkatërruar veprat si Eskilit. Janë censuruar, si Saramango. Janë ekzekutuar, si Vilson Bloshmi, Genc Leka, apo Havzi Nela. Janë përndjekur dhe shkatërruar, si Musine Kokalari. Janë mbajtur në burgjet e ferrit të minierave si Visar Zhiti. Janë dërguar në barkun e nëntokës si Sadik Bejko. Janë ndaluar të botohen, si Petro Marko. E më e keqja u janë asgjësuar veprat.

Ende edhe sot shkrimtarët janë përballë rrezikut të ndëshkimit, pasi në çdo cep të ndritur a të harruar të botës gjendet përgjithmonë një “Zeus”.

Svetlana Alekseivic, e dëshmon këtë me veprën e saj. Shkrimtari kinez, Liu Xiaobo, Nobelist për Paqen mbahet ende ne burg.

Herta Myller, edhe kjo laureate e Nobelit në letërsi, e tronditi botën me dëshmitë e saj për krimet e diktaturave dhe përfshirjen e shkrimtarëve në shërbim të sigurimit të përdorur për të shkatërruar shkrimtarët e tjerë, disidentët.

Mario Vargas Llosa, President i International PEN, sjell krimet e diktaturave të shekullit në letërsi.

Share: