Home I pakategorizuar Mustafa Nano te tallesh me ish-gazetaren dhe zëdhënësen e PD, nuk është...

Mustafa Nano te tallesh me ish-gazetaren dhe zëdhënësen e PD, nuk është ‘Provokacja’, por mungese qytetarie!

Gazetari Mustafa Nano në monologun e mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Provokacja’ ju referua bojkotit që ish Ministri Gazmend Bardhi i Partisë Demokratike i bëri emisionit të tij.

Nano tregoi mesazhin që drejtoresha e zyrës së shtypit në PD, Elona Meço, i kishte dërguar bashkëpunëtores së gazetarit ku e njoftonte për bojkotin e emisionit.

“Bashkëpunëtores sime pas kërkesës për të pasur në emision Gazmend Bardhin i erdhi kjo përgjigje nga Elona e departamentit të PD për mediat : ‘Na duket krejt e pavend që të bëjmë sikur nuk e dimë që drejtuesi i emisionit Provokacija në shumicën e rasteve në qëndrimet që mban, nuk thotë të vërtetën për PD dhe nuk shohim arsye pse të kontribuojmë në emisionin e tij’”, tha Nano dhe ne fakt, nuk është se zonja Meco nuk ka te drejte!

Mustafa Nano si nje nga ish themeluesit e PD ne Skrapar e ka marre gjithmone personalisht partine demokratike dhe e ka interpretuar po ashtu, pra subjektivisht! Apo jo?

“Unë jam kritik i PD, kjo është e vërteta sipas meje. Ky është thjesht një qëndrim i imi dhe duhet të mbaj qëndrim, se ndryshe i bie që të gjithë të rendim pas të vërtetave që i di të gjitha ajo biba që ka marrë detyrën të mbulojë zyrën e shtypit të PD! Pika që si bie me të vërtetat e saj”, përfundoi Nano duke fyer me pa te drejte zedhenesen e nje institucioni politik te rendesishem.

Gazetari Mustafa Nano opinionin e tij mund ta japë ne shkrime, kur është i ftuar ne te tjera programe ku parimisht duhet te jene edhe te tjerë qe mendojnë ndryshe nga ai, por kur shfaqet si moderator programi ai ka detyrimin te mbaje ekuilibrat e nevojshëm etike dhe politike.

Per me teper, gazetari  Mustafa Nano nuk duhet te fyej kurrsesi një zonje ne një pozicion politik, per me teper kur ajo ka te drejte te arsyeshme ne argumentimin e saj. Ndryshe tregohet se nuk ja kemi idenë qytetarisë dhe profesionalizmit etik ne gazetari!

Share: