Home KRYESORE Arian Galdini, Aleati pyet Bashën: Si ke në plan ta bashkosh Opozitën?

Arian Galdini, Aleati pyet Bashën: Si ke në plan ta bashkosh Opozitën?

Në deklaratën e tij për shtyp, Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, pedagogu Arian Galdini shprehet se:

“Jemi në një hulli ku uji po tërhiqet e nuk po lëshohet. Ne si LDE jemi ende formalisht në Koalicion me PD por PD e ka reduktuar Koalicionin Opozitar vetëm në Koalicion mes Partive Parlamentare. Partitë JoParlamentare janë nxjerrë nga piktura dhe energjia opozitare duke sjellë kësisoj moskuptim të konceptit të Bashkimit Opozitar për të cilin kaq shumë flet Lulzim Basha.

Lulzim Basha dhe PD duhet menjëherë të ndryshojnë mënyrën dhe praktikat e veprimit opozitar. Bashkimi kërkon mbi të gjitha ushtrimin e parimeve jo llogaritjet e numrave.

Tek e fundit nuk jemi e as kemi qenë kurrë në gjendje të zbulojmë se cilët janë numrat e vërteta dhe pesha specifike reale e partive konkuruese. Vetë PD ankohet për deformimet elektorale, shitblerjen e votës, manipulimet, kanabisvotat, etj, etj.

Hipotetikisht nëse PD deklaron se numrat e saj janë ndryshe, potencialisht duhet të marë në konsideratë se edhe numrat e Partive JoParlamentare mund të jenë gjithëaq ndryshe.

Ne, në LDE dhe në Partitë JoParlamentare jemi një grup politikanësh dhe partishë politike të sprovuar në fushën e lojës dhe kockë e forte opozitare.

Një pjesë prej nesh janë krejt të rinj dhe me kredenciale të shkëlqyera personale, akademike, profesionale dhe publike, e nuk kemi asnjë barrë konsumi a mëkati pushtetesh mbi shpinë.

I qëndruam Lulzim Bashës dhe PD, luajalë si aleatë e bashkëpunëtorë në ditët më të vështira të opozitarizmit në gjatë mandatir të shkuar. Jemi opozitarë të vendosur me Qeverinë Rama edhe sotdita.

Por PD dhe Lulzim Basha duhet të ulen me ne shtruar për të përcaktuar së bashku rolin dhe misionin tonë të përbashkët opozitar.

Ka dy alternativa që shohim ne si LDE, ose një bashkim i madh në një sigël të vetme sikurse të gjithë konkuruam e fushatuam me siglën e PD në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ose ndryshim rrënjësor i praktikës së mbledhjes dhe organizimit të Koalicionit Opozitar, duke na rikthyer vendin që na takon dhe dinjitetin e merituar neve Partive JoParlamentare. Këto 2 alternativa akomodojnë gjthëkënd nga aleatët për të marë vendimet më të volitshme.

PD dhe Lulzim Basha duhet të jenë ata që na e shtrojnë këto 2 alternativa.

Vendimet meren në komunikim të drejtpërdrejtë dhe sipas termave të denja.

Përndryshe na lind e drejta të kërkojmë e shqyrtojmë alternativa të reja.”

Share: