Home KRYESORE E vërteta për vajzën e përdhunuar, Basir Çollaku përplaset me Artan Hoxhën

E vërteta për vajzën e përdhunuar, Basir Çollaku përplaset me Artan Hoxhën

Dy gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Basir Çollaku kanë debatuar në emisionin ‘Opinion’ për denoncimin tronditës të oficerit të policisë Emiljano Nuhu.

Teksa Artan Hoxha po tregonte versionin e tij të ngjarjes, ku tha se Xhensila Maloku nuk është përdhunuar nga djali i deputetit të PS.

Sipas Hoxhës vajza ka qenë në një lidhje me djalin e deputetit prej 7 vitesh, ajo ka dalë pa lejen e tij me shoqet, kjo ka nxitur situatë xhelozie, për shkak se djali ishte i llastuar.

Kjo është kundërshtuar nga gazetari Basir Collaku i cili i është drejtuar hoxhës: “Lexo ca është mos lexo ca të kanë dhënë”.

Basir Çollaku ka deklaruar se djali i deputetit të PS  është me precedent penal.

Ndiqni në videot më poshtë debatin e plotë mes dy gazetarëve./Opinion.al

Share: