Home KRYESORE Shkullaku përplaset me Taulant Ballën, deputeti i shmanget pyetjes

Shkullaku përplaset me Taulant Ballën, deputeti i shmanget pyetjes

Deklarimet i ish-nënkomisarit Emiljano Nuhu ka shkaktuar diskutime të ashpra sot në studion e emisionit “Opinion”.

Debati është nxehur veçanërisht pas ndërhyrjes së deputetit Taulant Balla, i cili është akuzuar nga ish-oficeri se ka shkuar në stacionin policor të Fushë Krujës duke ushtruar presion për të mbyllur çështjen e Rexhep Rrahja, djali i deputetit të zonës, akuzuar për përdhunim nga një vajzë.

Balla ka mohuar kategorikisht praninë e tij në komisariat, ndërsa është shprehur se çështja vijon të jetë në hetim.

Por gazetari Armand Shkullaku, që në fillim të ndërhyrjes së tij, është shprehur se kurrë nuk e ka parë Taulant Ballën kaq të nervozuar.

“Nuk e kam parë asnjëherë zotin Balla kaq të nervozuar. Të ofendosh gazetarë, të më ndërpresësh fjalën mua pa e filluar akoma. Mos ta dëgjosh zotin Fevziu”, tha Shkullaku.

Ndërsa Balla pohoi se çështja e djalit te deputetit Rrahja është në hetim gazetari pyet përse tani dhe jo në korrik?

“Është shumë e rëndësishme që kjo dosje të hetohet deri në fund”, tha deputeti duke u shmangur nga përgjigja e drejtpërdrejtë./Opinion.al

Share: