Home KRYESORE Basha: Rama bie për 7 ditë nëse bashkohemi të gjithë në shesh

Basha: Rama bie për 7 ditë nëse bashkohemi të gjithë në shesh

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të enjten, deklaroi se nëse populli del në shesh kundër Edi Ramës, qeveria bie për shtatë ditë.

Basha u shpreh në ‘Të Paekspozuarit‘, se duhet të jetë populli ai që duhet të marrin fatin e tij në dorë, pasi nëse do dilte opozita do të thonë po bën grusht shteti.

“Shtatë ditë po të dalim, rrëzohet, bie qeveria sepse ka legjitimitetin. Kur dal unë thotë po bën grusht shteti, kthehuni në institucione. Po të dalim të gjithë bashkë do ti thonë Ramës: dëgjoje popullin, largohu prej andej. Ky është ndryshimi!”,-tha Basha.

Ai deklaroi se kreu i opizitës nuk mund t’i bëjë të gjitha, pasi nëse do t’i bënte të gjitha, do të ishte Rama2.

Sipas tij, vetëm kryeministri Rama i bën të gjitha, ai është kryeministri, piktori, kryeredaktori, kryegjyqtari, prokurori dhe oligarku.

“Unë kam rolin tim, por duhet të kuptosh se unë nuk jam Che Guevara. Rroli im është politik, rroli im është të ju jap ju alternativën. Një parti politike në sistemin politik, ka për detyrë të japë alternativën që ti të bindesh dhe të thuash; po”,-deklaroi ai.

Kreu i PS-së tha se kemi pesë vite që e zhvillojmë këtë betejë të izoluar, të përbuzur dhe të përqeshur, pavarësisht se ia kemi dalë.

“Sot për këto probleme që ka vendi, për këtë kompleks politiko-kriminalo-oligarkik, kemi paraqitur zgjidhjen, alternativën që nuk e sheh zoti Rakipi dhe që do e shpjegojmë. Antimafia për ologarkinë dhe largimi i politikanëve të lidhur me krimin”,- u shpreh Basha./Opinion.al

Share: