Home KRYESORE Rama zyrtarëve te shteti: Çdo qytetar ka forcën t’ju largojë nga puna

Rama zyrtarëve te shteti: Çdo qytetar ka forcën t’ju largojë nga puna

Plot 22 553 qytetarë në nivel qendror dhe vendor i janë drejtuar deri tani platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqeduam.al, ndërsa 21 239 prej tyre kanë gjetur zgjidhje.

Në aktivitetin e organizuar në Korçë, “E gjithë vëmendja për ju”, kryeministri Edi Rama solli edhe njëherë në vëmendje rëndësinë që ka platforma e bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Kryeministri informoi se, janë 462 raste masash disiplinore, paralajmërimesh për largime nga puna, largime nga puna apo dosje të referuara në prokurori, për të cilët hetimi administrativ ka nxjerrë përgjegjësi dhe ka rekomanduar masën përkatëse”.

Çdo qytetar, theksoi ai, ka fuqinë e pushtetit ekzekutiv, sepse ne e besojmë termin bashkëqeverisje.

Share: