Home KRYESORE Nga t’ia nisim, që të vëmë pak rregull në këtë dreq vendi?

Nga t’ia nisim, që të vëmë pak rregull në këtë dreq vendi?

Nga Mentor Kikia

Kjo foto ka marrë shumë vëmendje dhe për pasojë ngjalli dhe shumë diskutime. Njerëzit ishin të ndarë në dy qëndrime:

1-Në ata që mendojnë se shteti duhet të vërë rregull dhe se nuk mund të lejohet që qytetet të shndërrohen në shitore lakrash, patatinash etj, në cdo rrugë e cdo cep.

2-Në ata që thonë, ok, duhet rregulli, por më parë rregullin vëreni tek ata të mëdhenjtë, tek ata që që me një firmë vjedhin sa xhiroja vjetore e gjithë ambulanteve të Shqipëri, me dhe pa licencë.
Në fakt nga duhet t’ia nisim vërtet?

Padyshim që të dyja mendimet janë të drejta. Në këtë vend duhen vendosur rregulla, pasi jemi realisht shoqëria më rrumpallë. Kudo shiten qofte e byreke, lakra e presh, qumësht e gjizë, patatina e molto(ec e kontrolloji këto për skadenca e cilësi të tjera). Rreziku këtu është i shumëanshëm, sa tek shëndeti, sa tek imazhi i shëmturar i një qyteti tipik i linjes së mesme të shekullit të 18 e më tej. Por, gjithmonë ka një por, a duhet nisur rregulli nga kjo shtrese? Këtu ndryshon pak puna dhe kjo eshte edhe tema e diskutimit. Sepse shteti thotë: Ndalohen makinat më të vjetra se vitprodhimi 2005, dhe është e drejtë, sepse shkaktojnë ndotje të mjedisit. Sa bukur do të ishte të kishim të gjitha makina të vitit 2010-2015. Por 95 % e popullisë së këtij vendi, përbëjnë popullin më të varfër të Europës. Megjithatë ti bllokojmë. Por të bllokojmë edhe libianin e cimentos në Krujë, që po e zbret jetëgjatësinë e banorëve nën 50 vjec nga ndotja. Edhe turkun e Metalurgjisë në Elbasan, që i ndez filtrat vetëm kur ata të mjedisit e lajmërojnë: “Ndizi, se po vijmë për kontroll”. Sheti thonë nuk lejohen shitës ambulantë, dhe është e drejtë. Por shtresa më e varfër e popullit më të varfër të Europës, jeton me këtë mënyrë.

Shteti i thotë atij që shet tek kioska që do të paguash taksat një më një: Bravo, më në fund. Por atij që ka në pronesi një minierë(nuk ia la i ati, por e grabiti me forcën e korrupsionit dhe kallashnikovit), shteti nuk ia merr dot taksën sepse e ushqen me para ose me plumba. Shteti ia shkel me këmbë ushqimet shitësit ambulant, sepse prodhimet janë të rrezikshme, dhe mirë bën. Por deri tani askush nuk është helmur prej tyre, por nga supermarketet me emra të huaj, që falsifikojnë datën e skadencës së ushqimeve artificiale, e askush nuk i kontrollon. Por edhe kur ndodh që kapen, as në TV nuk dalin, pasi paguajnë për reklama.

FB_IMG_1453110669069Mendimi im është ky: Ligjet duhen bërë dhe zbatuar në kontekst me realitetin. Nuk mund të sullemi si shtet gjerman me një popull që punon sot të hajë sot. Dhe po nuk punoi sot, nesër e ke tek kazani i plehrave. Ligjet duhen zbatuar, por duhen zbatuar njësoj. Madje duhet të fillojnë të zbatohen tek më të fortët njëherë, tek të më pasurit, jo sepse janë të pasur, por sepse janë ata abuzuesit më të mëdhenj. Duhet të zbatohet tek ata që zotërojnë 95% të parasë, jo me ata që zotërojnë 5%. Pastaj, po, të zbatohet me të gjithë dhe ne menyre te barabartë.
Besoj se të gjithë biem dakord që kjo grua në foto po shet në mënyrë të paligjshme dhe “biznesi” i saj është i shëmtuar aty në trotuar. Por kur mendoj se si një maskara, biznesmen i lidhur me të gjithë, Doganën, Tatimet, IQT, dhe gjithë inspektoriatet përgjegjëse për ta kontrolluar, dhe për dy vjet na shiste naftë baltë, duke u pasuruar e duke shkaktuar evazion fiskal dhjetra miliona euro, kjo foto më e pakta më bën të qesh.

Më kujton filmin “Koncert në vitin ”˜36”, kur një karrocier në Lushnje, vendin ku gjysma e popullisë vdiste nga uria e malarja, e arrestojne se qëlloi kalin, pasi qeveria kishte nxjerrë ligj për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, si ne Paris.

Share: