Nga Luan Kurti
E tha Luli: Referendum do të thotë zgjedhje të parambrapadokohshme! Dhe ka filluar nga puna! Tre janë binarët: Rendi i sigurt; pra rendni kur ju gjurmojnë kriminelët, “këmbët e shpejta faqebardhë!”- Luftë kundër korrupsionit: kush vjedh nën 200 milion euro e ka vendin në burg; – dhe do sheshojë taksën progresive. Kjo e fundit më leverdis dhe dua t’i lutem kryedemokratit t’i fusë një thikë edhe tek mëhalla ime, të na nivelojë ca rrugën me gropa. Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, e paska gëdëpur një gazetar. Ja ka bërë borxh, prandaj. Dhe Berisha s’paska lënë gjë pa thënë kundër tij. Hervini i kujton Doktorit të mos e bëj hasha muajin e dikurshëm të mjaltit dhe i lë të kuptojë se tash e tutje çdo Shqupas duhet të vijë në teatër me kutinë e ndihmës së shpejtë me vete. Hashim Thaçi e ka bërë votimin me letër me vrimë, që ai të jetë president, Veseli kryeministër dhe Albin Kurti komandant burgaxhinjsh. Dhe është i lirë të lëshojë tymse sa të dojë në vendin e vuajtjes së dënimit…