Nga Artur Nura
Entela Luzi është njëra nga shume vajzat e reja shqiptare të cilat për shkak të mungesës së një studimi profesional nga ana e shtetit, të nevojave të shoqërisë për studime në Universitete dhe përputhjen e tyre me nevojat e tregut shqiptar, gjenden sot të pasigurta për të ardhmen e tyre, pas diplomimit.
Sigurisht secila prej tyre me energjinë dhe entuziazmin e moshës, reflekton si ta bëjë jetën më të mirë dhe më dinjitoze e kërkon rrugë te reja ne jete.
Në fakt, mungesën e ineficencës së shtetit në të tilla raste e kompenson biznesi, i cili sigurisht në interes të tij, por në këtë rast edhe të shoqërisë dhe shtetit, ofron mundësi të reja për rininë dhe ekonominë shqiptare.
Njëri prej këtyre bizneseve është edhe Instituti Kulinar Neranxi i cili vetëm sivjet, ofron formimin profesional në fushën e Kulinarisë dhe Hotelerisë e Turizmit, të rreth 1000 të rinjve e të rejave të cilët dëshirojnë të marrin një formim profesional cilësor për të qenë në jetë më dinjitozë dhe më të respektuar.
Sot, për lexuesin e Perqasje.com ne intervistuam vetëm njërën prej këtyre të rejave, të cilat nëpërmjet Brendit të këtij Instituti shumë të njohur, me aktivitet dhe influencë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
1) Një prezantim të shkurtër rreth jush?
Quhem Entela Luzi. Vij nga një familje e thjeshtë tirance por një familje e mrekullueshme, në të cilën ka shumë dashuri.
2. Sa kohë keni që jeni diplomuar dhe cilat janë eksperiencat e punës?
Entela Luzi: Kam katër vjet qe jam diplomuar në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi, mësuesi. Pasi u diplomova bëra një vit stazh, praktikë profesionale, në një nga shkollat e mesme më të mira këtu në Tiranë. Pas stazhit, fillova punë në një shkollë private ku punova një vit e gjysëm…
3. Si erdhi zgjedhja për te Instituti Kulinar Neranxi?
Entela Luzi: Zgjedhja ime ishte, të themi rastësore, në një bisedë me mikeshën time Eva Laze e cila po më fliste rreth punës së saj në Institutin Kulinar Neranxi.
Them ishte një rastësi sepse ishte një nga ato momentet kur njeriu ndodhet i pashpresë dhe papritur shfaqet një dritë në fund të një tuneli të errët dhe të jep një shpresë që të bësh diçka të re, shumë ndryshe nga ajo që je diplomuar. Pse të mos e bëj?! – i thashë vetes.
4. Ndihesh e plotësuar tashmë për një të ardhme dinjitoze?
Entela Luzi: Njeriu asnjëherë nuk ndihet i plotësuar sepse gjithmonë, në çdo kohë, në çdo moment ka shumë gjëra të reja për të mësuar dhe mua më pëlqen kjo gjë, ndoshta ngaqë jam shumë kërkuese ndaj vetes dhe e vendosur që të arrij suksesin.
E rëndësishme është që këtu ndihem mirë, në mes të studentëve, edhe pse në rolin e studentes. Profesor Melsen Hoxhaj bën një punë të mrekullueshme me ne dhe për këtë e falenderoj.
5. Keni projekte konkrete për të ardhmen në këtë fushë?
Entela Luzi: Njeriu në jetën e tij ka shumë projekte dhe ide por sa mundësi ka ai për t’i realizuar ato ngelet për tu parë. Mund të parashikojmë vetëm të tashmen, por jo të ardhmen! Kështu që për këtë do të doja të flisja pas diplomimit.
6. Keni informacion nëse instituti, kompania Neranxi ofron mbështetje pas diplomimit?
Entela Luzi: Po jam në dijeni që ofron mbështetje, qoftë pranë bizneseve që ka dhe po ashtu edhe duke u lidhur apo bashkëpunuar me biznese të tjera që operojnë në këtë fushë dhe sigurisht që do i konsideroj me shumë seriozitet.