Home I pakategorizuar Revoltohem nga pafytyresia e gjyqtareve(femra+meshkuj)

Revoltohem nga pafytyresia e gjyqtareve(femra+meshkuj)

Nga Sevim Arbana

Perdite degjojme nga grate si dhunohen. Cdo jave ne rubrikat e gazetave ose lajmeve, gjen nje grua te masakruar. Cdo dite , muaj ,vit, ne kemi ushtruar presion ndaj gjykatave dhe njerezve te ligjit. Pothuajse gjithmone kemi deshtuar. Pse ? Dihet; ndaj po presim reformen. Ajo qe me revolton eshte pafytyresia e gjyqtareve(femra+meshkuj)

Para ca kohe, nje grua e masakruar dhe e dhunuar nga i shoqi, sebashku me te bijen ridenoncuan burrin dhunues, i cili sapo kish dale nga burgu per ushtrim dhune. Gjyqtari i Kavajes, nuk e pa te arsyeshme te denonte kete ish te burgosur i cili vazhdonte te ushtronte dhune.

Gruaja e shkrete, merr vendimin e gjyqtarit te korruptuar dhe kthehet ne shtepi. Po burri , s’e harronte zanatin dhe vazhdon serish avazin. Tani ai eshte ne burg. Po, ne themi qe ne burg duhet te shkoje dhe gjyqtari qe liron dhe e cliron nga denimi nje dhunues.

E njejta gje me nje gjyqtare ne Vlore. I merr nenes pa turp femijen. Po presim Gjykaten Kushtetuese, nese dhe kjo do t’i mohoje nenes se mire, femijen 7 vjec…

Share: