Home KRYESORE Britani, 1 në 3 vajza ngacmohet kur është me uniformë shkolle

Britani, 1 në 3 vajza ngacmohet kur është me uniformë shkolle

Një në tri vajza në Britani, e veshur me uniformë shkolle, është ngacmuar seksualisht në publik, bën të ditur një raport i degës britanike i organizatës globale për fëmijë Plan International.

Organizata autorizoi një anketë me 1,000 adoleshente dhe vajza të moshës 14 deri në 21 vjeç në gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kreu intervista me vajza dhe akademikë.

Sipas rezultateve, rreth dy të tretat e vajzave të anketuara kanë përjetuar vëmendje të padëshirueshme seksuale në publik. Po sipas tyre, 35% e vajzave kanë thënë se kanë përjetuar kontakt të padëshirueshëm seksual, si prekje.

“Një e katërta e vajzave kanë treguar se janë filmuar ose fotografuar nga një i huaj pa leje”, thuhet po ashtu në raport. Organizata Plan International i bëri thirrje Qeverisë britanike që t’i njohë ngacmimet në rrugë si një lloj “dhune me bazë gjinore”. /REL

Share: