Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Musafaj ka deklaruar sot se rikthimi i ligjit për Teatrin Kombëtar nga Presidenti Ilir Meta është një shans që kreu i shtetit po i jep mazhorancës që të tërhiqet nga projekti i saj.
Në një intervistë për “News 24”, Mustafaj u shpreh se vendimi i kreut të shtetit përmbush pritshmërinë e shumicës së opinionit publik në vend. “Presidenti Meta i ka dhënë dhe një shans tjetër qeverisë për të reflektuar. E përshëndes veprimin e Presidentit Meta”,- tha Mustafaj.
Ish-ministri ka theksuar se kreu i shtetit nuk është përfshirë politikisht në çështjen e Teatrit Kombëtar, por ka mbajtur një qëndrim korrekt ligjor duke treguar problemet kushtetuese që ka shembja e kësaj godine historike. “Z .Meta ka ditur të ruaj anën parimore dhe të mbaj larg institucionin e Presidencës gjithë kësaj kohe. Presidenti Meta nuk është partizan politik, nuk jam nga ata që mendoj se Meta ka ruajtur këtë ligj për të nxjerr inatet me Ramen. Meta prej kohësh është në pozicionin e tij institucional larg konflikteve”,- shprehet Besnik Mustafaj.
Ish-ministri ka kritikuar dhe qëndrimin e mazhorancës lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se kontrata mes Qeverisë dhe firmës private është një marrëveshje okulte biznesi. “Qeveria dhe Bashkia janë peng i një marrëveshje oklte me biznesin”,- delaroi Mustafaj.
Ish-ministri i Jashtëm ka komentuar dhe paktin detar me Greqinë. Ai deklaroi se Presidenti Meta me qëndrimet e tij ka treguar se ka rezerva për paktin që po negociohet mes dy vendeve. Mustafaj shtoi se qeveria shqiptare nuk po tregohet transparente në këtë marrëveshje dhe
“Qeveria jonë dhe Bushati nuk janë të qartë në negociatat. Greqia flet me siguri, por Qeveria shqiptare po e vendos presidentin në pozitë të vështirë, pasi nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund të jepte një vendim final”,- deklaroi Besnik Mustafaj.