Home KRYESORE Paketa antishpifje, Lubonja: Qesharake dhe e rrezikshme

Paketa antishpifje, Lubonja: Qesharake dhe e rrezikshme

Gazetari dhe opinionisti, Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, e ka quajtur paketën antishpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama si qesharake dhe të rrezikshme.

Lubonja: “Stalinizmi çfarë bënte?! Armiqtë që kanë bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit, kanë shpifur se ne jemi vendi më i lumtur në botë, dënohen, do shkojnë për riedukim dhe me punën e tyre do mbaj kopshtet e shkollat. Se ka konceptin e shtetarit. Deri dje ka thënë do forcoj drejtësinë tani do të bëjë departament. Kush do e paguajë këtë departament. Është si puna e atyre Dacibaove dhe revolucionit kulturor kinez. Del jashtë institucioneve dhe krijon institucione të tjera, si garda e kuqe. Është qesharake dhe e rrezikshme sepse në fund fare tregon se ka kapur drejtësinë dhe tani hap departamentin e shpifjeve, shpifësi më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë. A doli ky zotëria tha laboratori me famë etj, a nuk ishte shpifje kjo. Këtu është një karikaturë morale e gjithë kjo histori. Kjo nuk më shqetëson se ky është i sëmurë. Problem janë të gjitha ata që i vijnë nga mbrapa që flasin dhe anglisht, përveç atyre oligarkëve që e mbajnë”, tha ai.

Sipas Lubonjës, kemi hyrë në një fazë ku rrezikohemi shumë më tepër se më parë sepse krimi ndjell krimin dhe kështu shkoi dhe regjimi komunist.

“Për të mbuluar krimet bëri krime të tjera. Kjo histori nuk mbaron me PD”, deklaroi Lubonja.

Share: