Nga Luan Kurti
Mediat njoftojnë se analistët kryesorë në vend kanë ndërruar mendim për 21 janarin, kur u vranë katër protetsutes. Por ata janë koherentë, se muri nuk luan, jo burri! Pastaj kaq shumë sa dalin ata në TV nga t’i mbajnë mend se çfarë kanë thënë?! Ata janë shqiptarët që po u thyhet bretku në punë, ndërsa të tjerët bëjnë pallë nëpër kafene! Respekte Plako! Policia u ka shpallur luftë prostitutave. Në rrjetë kanë rënë edhe disa pensionistë. Tani janë në hall të zinjtë, jo vetëm me policinë por edhe me familjarët. Hapu dhe të futem! Nuk thonë kot, qejfi me paratë e pensionit e ka bishtin mbrapa. Një gjyshe 95 vjeçare paska lindur një alamet borrokoçi. Disa mendojnë se kjo është shenjë e kiametit, njëlloj sikur të pillte mushka. Nga ky çast asnjë gjyshe nuk lejohet të bëj seks pa kondom. Mirë kundërshtarët politikë, por as të vetët nuk e mbështetën Topallin në komisionin për ligjin për pronat. Kryedemokratja ka paraqitur një ankesë tek B(ë)risha për “lulushët” e partisë. Ky e paska qetësuar duke i thënë të mos e prish gjakun, se i yti mishin ta ha, kurse të përbrendshmet t’i bën kukurec!