Home KRYESORE Në vemendje të kryeministrit Rama, hapet kurs i ri për kasapë profesionist...

Në vemendje të kryeministrit Rama, hapet kurs i ri për kasapë profesionist ne Institutin Kulinar Neranxi

Se voni kryeministri Edi Rama ka folur për mungesën e njerëzve me zanate/profesione të ndryshme dhe i është referuar faktit qe biznesit shqiptar i është dashur te punësoje për nevojat e tij individë nga vende te tjera te largëta, ne vend qe ti ketë te rinjtë e tij zanatçi cilësore te cilët duhet te mësojnë ne shkolla profesionale dhe jo te kërkojnëë të bëhen të gjithë juristë e doktorë e të mbeten pa punë!

Tashmë mund ta informojmë me kënaqësi kryeministrin Edi Rama se Instituti Kulinar Neranxi që është funksional prej 10 vitesh në Tirane në artin profesional të gatimit, tashme po hap edhe kursin e Kasapëve profesionale dhe po e bën këtë hap cilësor në bashkëpunim me shkollën private greke të prerjes anatomike të mishit të gatimit, Meat Pro School drejtori i se cilës, Stelios Mastolakos në intervistën që dha për Perqasje.com i jep të drejtë shqetësimit tëe kryeministrit tonë dhe i premton se shumë shpejt në Shqipëri nuk do mungojnë më kasapët profesioniste te mishit të gatimit dhe shijes.

Ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë me drejtorin e kësaj shkolle greke të prerjes anatomike të mishit për gatim të cilin e takuam pas një Seminari në Institutin Kulinar Neranxi:

1) Ju lutem mund te na thoni kush jeni?

Unë jam Stelios Mastolakos dhe vij nga Greqia. Jam shef kuzhine i specializuar në prerjen profesionale të mishit për gatim, ose prerjes anatomike siç e quajmë ne në gjuhen tonë profesionale, dhe gatimin e tij në mënyre profesionale sqimatare.

2) Ju e quani prerje anatomike, ndoshta mund te përdorim termin prerje profesionale më mirë?

Stelios Mastolakos: Besoj më mirë mund ta përkufizojmë si Artin e prerjes së mishit të gatimit se vërtete që punojmë me mjaft pasion për të realizuar prerjen e kafshës sipas anatomisë së saj dhe për të pasur një produkt më të thjesht për gatim më të mirë profesional dhe që në fund të kemi një mish të gatshëm dhe më të shijshëm për konsumatoret.

Mund të them që është një punë e vështirë, por pasioni e bën të bukur dhe rezultati i mirë të jep kënaqësi. Vecanërisht kur dëgjon vetëm fjale të mira nga konsumatoret e tij të cilët padyshim që e vëne re në shije kur mishi është prerë me art dhe ndarë sipas anatomisë se tij në gatim.

Besoj se për te gatuar një ushqim te shëndetshëm me mish dhe sigurisht të shijshëm, ju duhet të njihni çdo kockë të kafshës, çdo muskul të saj dhe si të ndash ato nga njëra tjetra.

3) Si ju duken studentët shqiptare përballe kësaj kulture të re që gjithsesi është pjese e kulturës se gatimit? A janë ata të interesuar për këtë pjesë specifike të profesionit?

Stelios Mastolakos: Në Seminarin që realizuam këto dy ditë me studentet e Institutit Kulinar Neranxi, mund të them se studentët ishin në fillim të surprizuar nga fakti që profesionit të tyre i nevojitej edhe kultura dhe njohuritë anatomike të kafshësh!

Në fund të Seminarit mund të them se ata ishin shumë të vëmendshëm dhe duket se e kuptuan shumë mirë qe nuk mund të jesh shef kuzhine profesional dhe cilësor pa ditur të jesh edhe kasap profesional sipas standardeve europiane.

Ata na pyeten kur do të kemi leksionet e tjera të prerjes anatomike të mishit dhe kjo tregon sigurisht shumë. Ata tashmë kane kuptuar edhe anën pragmatike të kësaj pjesë të profesionit të shefit të kuzhinës që do të thotë se nëse do jenë edhe kasapë të mirë, ata do të fitojnë më shumë para në ushtrimin e këtij profesioni të bukur.

4) Mjeshtër a patet ju mundësinë të vizitoni dyqanet e mishit në Tirane dhe nëse mund të na jepni një opinion?

Stelios Mastolakos: Po sigurisht. Vizitova super-marketet dhe dyqanet e mishit në Tiranë dhe pashë se punohej vetëm me njohuri bazike dhe dukej qarte që prerjet bëheshin me mënyra empirike dhe jo profesionale dhe duke patur si bazë prerjen anatomike te mishit të gatimit. Por, si profesionist mund të them se padyshim edhe këtu e ardhmja e Kasaperisë e do jetë edhe këtu shumë optimiste dhe dinamike.

Unë dëgjova nga studentet se kryeministri juaj Edi Rama ndërsa duke folur për mungesën e shkollave profesionale në Shqipëri dhe profesionisteve ne zanate, ka përmendur edhe mungesën e shkollës së prerjes anatomike të kafshës, ose siç njihet në gjuhën popullore Kasaperi.

Unë jam jam drejtuesi e një shkolle profesionale të prerjes anatomike të mishit dhe gatimit të tij më të mirë dhe këtu në Tiranë së bashku me z. Nikollaq Neranxi tashmë po hapim në Institutin Kulinar Neranxi, edhe kursin e Prerjes anatomike të mishit të gatimit.

Unë jam i sigurtë që në pak vite edhe në Shqipëri kasaperia ose prerja profesionale e mishit sipas anatomisë së tij do lulëzoje me ritme të shpejta dhe vete shqiptarët do dallojnë ndryshimin e madh në konsumin e mishit të gatimit.

5) Ndërsa ne po flasim anglisht, unë vura re që ju mësimin me nxënësit shqiptare e betë në gjuhen  greke dhe aty përktheheshit në mënyre simultane dhe, më duhet ta pranoj shume mire…

Stelios Mastolakos: Po përkthimi behej nga kolegët tanë shqiptarë të shkollës Kulinare Neranxi, të cilët më duhet ta them që janë shumë profesionale dhe njohin gjuhë të ndryshme. Një pjese e mirë e tyre ishin shkolluar dhe profesionalizuar në Greqi dhe Itali. Një aset i tillë i këtij institucioni arsimor sigurisht që ta bën punën shumë më të lehtë.

Ne i bëjmë leksionet edhe në anglisht, por edhe në te tilla raste këtu kemi përkthimin e duhur, kjo sepse kur përkthyesit janë shefa kuzhine kjo e bën punën të shkëlqyer.

 

 

Share: