Home Gjeo-Ekonomia Del raporti i fundit/ Ja emrat e 10 më të pasureve në...

Del raporti i fundit/ Ja emrat e 10 më të pasureve në Shqipëri

Samir Mane u vlerësua si njeriu më i pasur në Shqipëri.

Sipas studimit të Institutit Europian Pashko për 10 super të pasurit në vendin tonë, në vend të dytë të fitimit për vitin 2017 është Shefqet Kastrati, i cili pasohet nga Grigor Joti.

Biznesmeni Rrok Gjoka mban vendin e katërt. Më pas, renditet Agron Shapllo. Në vend të 6 është vlerësuar Renis Tërshana. Pas tij, Agim Zeqo. Deputeti Tom Doshi renditet në vend të 8, ndërsa biznesmeni Serafin Orgocka në të 9-tin. Lefter Kallo është i 10 në listë.

“Parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri fitimi, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e fitimit nga të gjithë së bashku”, thotë Ervis Iljazaj, i cili tregon se ku është bazuar studimi për super të pasurit shqiptarë.

“Studimi për 10 më të pasurit është një studim që Instituti Europian Pashko, e bën duke ndjekur edhe traditën e studimeve ndërkombëtare, duke u bazuar vetëm te deklarimet e licencave në QKB dhe strukturave aksionmbajtëse u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë”, thotë Sulo.

Ndërkaq studimi nxjerr në konkluzion se për peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë shqiptare, përbën një pasuri kombëtare.

/Top Channel

Share: