Home KRYESORE Basha del nga prokuroria me mesazh për Edi Ramën!

Basha del nga prokuroria me mesazh për Edi Ramën!

Lideri demokrat ka qendruar vetëm disa minuta në prokurorinë e Tiranës ku ishte thirrur për tu marrë ne pyetje për padine e Taulant Ballës.

Në dalje, ai ka dhënë nje deklarate per mediat, ku mesazhi iu drejtua kryeministrit Rama:

“Dy deputetë të opozitës janë thirrur sot në Prokurori; deputeti Salianji, sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin (Taulant Balla).

Kur regjimet e korruptuara dhe të inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar.

Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t’u paraqitur në Prokurori, nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal.

Ndaj sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: Partia Demokratike, unë dhe shqiptarët e vendosur për tw larguar krimin nga politika, as nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze”, u shpreh Basha.

Share: