Në fund të emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 kryeministri Edi Rama ka treguar dhe domethënien e yllit në kravatën e tij.
I pyetur nga Drejtori i News24, Andi Tela për domethënien dhe nëse ka lidhje me datën e sotme, 110-vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha?
Rama u shpreh se shijet nuk diskutohen, duke shtuar se kur pyet për kuptimin e një shenje bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtjen. Mirëpo, për të, vendosja e yllit është thjesht kënaqësi.
Andi Tela: Çfarë simbolizon ylli në kollare? Ditë e veçantë sot ka gjë lidhje?
Edi Rama: Kur të dish autorin e kravatës, të çon për shpifje dhe në vendin e autorit të kravatës ikën në burg…
Andi Tela: Pse pikërisht sot?
Edi Rama: Shijet nuk diskutohen. Dhe kur pyet për kuptimin e një shenje bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtjen. Kjo është thjesht kënaqësi.
Çfarë date është sot?
Robert Rakipllari: Është 110-vjetori i lindjes së merhumit.
Edi Rama: Ju kujtoni merhumin unë kujtoj Ismail Qemalin./Opinion.al