Home KRYESORE Përgjimi/ Balla: Video e publikuar nga PD fsheh një krim

Përgjimi/ Balla: Video e publikuar nga PD fsheh një krim

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të mërkurën, deklaroi edhe njëherë tjetër se nuk e njeh Fredi Alizotin dhe nuk është i përfshirë në skenarin e paraqitur nga PD.

Balla u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se PD ka ngritur një lum balte, pasi kjo video pse nuk u publikua me 5 qershor, sepse ajo video fsheh një krim.

Ai tha se është tentuar të blihet një person për të dhënë një dëshmi të rremë.

“Çfarë është kjo strategji e partisë demokratike për të bërë këto video dhe për ti përdorur këto sipas strategjisë”,-pyeti Balla.

Share: