Shkëmbimet tregtare dhe investimet turke në Shqipëri ishin në qendër të diskutimeve që zhvilloi ministri i jashtëm i Turqisë me një grupi investitorësh.
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu, shprehu edhe një herë interesin që ka Turqia për investime potenciale në Shqipëri në të gjithë sektorët.
Sipas tij duhet që të vijojnë negociatat dhe bashkëpunimi që vlerën e shkëmbimeve tregtare nga 411 milionë euro ta shpien në një miliardë euro.
Aktualisht investimet turke në vendin tonë e kalojnë vlerën e një miliardë euro.
Ndërkohë që interesi për investime sa vjen e rritet dhe këto investime synojnë sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë.