Home I pakategorizuar Sipas profesor Fugas, cfarë quhet mbledhje taksash?

Sipas profesor Fugas, cfarë quhet mbledhje taksash?

Profesor Artan Fuga pas idese se dhenies me koncesion edhe te Tatimit mbi Vleren e Shtuar shkruan plote sarkazem duke e shpjeguar kete proces shteteror ne dy etapa te rendesishme historike; ate anadollake dhe te koncesionit sot:

“Mbledhje taksash quhet kur vjen taksidari i shtetit dhe pasi i bie me shkelm dhe hedh në tokë derën e dyqanit, nxjerr kamxhikun dhe i fut nja njëqind kërbaçë në qafë e kurriz dyqanxhiut. Ky i fundit nxjerr nga brrekët qesen me lek dhe derdh verdhushkat që i takojnë si taksa Cesarit, dhe pastaj i lutet Zotit që e shpëtoi paq.

Kurse kur vjelja e taksave, grumbullimi i tyre, bëhet nga një kompani private nëpërmjet logjicielësh informatikë, kundrejt pagesave miliona dollarëshe, kjo nuk quhet vjelje taksash, kjo quhet përmirësim i sistemit teknologjik.

Profesor Fuga e perfundon statusin e tij ironik ne faqen e tij ne Facebook duke pyetur ne lidhje me nje fabul te vjeter…: Si i tha ai hoxhës : Aman o hoxhë kjo që po bën ti, po të mos ishte kosi, nuk do të ishte yshtje, por seks! Të këputesh së qeshuri nga spin, spin, spin -i”

Share: