Një shqiptar i cili drejtonte një grup me miliona paund kokainë është dënuar me 25 vite burg.
Bëhet fjalë për Erald Memën, 33-vjeçari i cili kontrollonte trafikun e drogës nga Birmingham deri në Oxford, Londër apo Bristol.
Gjykatës iu deshën 9 orë e 12 minuta për të dhënë vendimin e dënimi të tij, shkruajnë mediat britanike.
Sipas mediave, ai ishte kreu i grupit më të madh në zonë, ndërsa shiste kokainë mjaft të pastër.
Fama e tij ishte aq e madhe, saqë kriminelët më të mëdhenj në botë, merrnin kokainë nga ai.
Së bashku me të u dënua edhe një miku i tij anglez i quajtur, Michael Palmer, me 4 vite dhe 11 muaj burgim.
Gjithsej nga banda e tij u dënuan 17 persona me një dënim total prej 150 vitesh burg./JOQ/
360grade.al