Home I pakategorizuar KuqeZi: Check up + Rama = 120 milion rrush e kumbulla

KuqeZi: Check up + Rama = 120 milion rrush e kumbulla

Qindra protestues të Aleancës KuqeZi rrëthuan dyert e Ministrisë së Shëndetësisë duke e bllokuar me shirita “zonë krimi”. Me pranga në duar, Aleanca KuqeZi ka kërkuar largimin dhe arrestimin e Ministrit hajdut, Ilir Beqja. Në fjalën e tij kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu deklaroi: Deri në ç’pikë fjalët e bukura mund të mbulojnë realitetin? Menaxhimi i shëndetësisë nuk është lojë basketbolli. Beqaj-Kallashnikov në duart e Ramës ndaj të sëmurëve e mjekëve. Brezi -brezit duhet t’i trashëgojë pasuritë e jo hallet e kreditë…”Â “VJEDHIM PËR 2O26… Beqaj po rimburson Ramën dhe PS me lekët e pseudokoncesioneve… “,-tha Spahiu për median. Ndërkaq, ai theksoi se Rama duhet të llapë më pak e të punojë më shumë. Tone të shumta sarkazme kanë shoqëruar fjalën e liderit të AK-së mes qindra aktivistëve kuqezi, ndërsa vuri në dukje se: “Beqaj për shëndetësinë, si minatori për astronominë. Avoid a remedy that is worst than disease! Pseudoreforma e Beqjes.. më keq se sëmundja vetë!”

Share: