Komisari i Antidrogës në azil Dritan Zagani i ka dërguar ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri një mesazh në profilin e tij në fcb.
Ky mesazh vjen pas arrestimeve të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme, ku në pranga kanë rënë dy ish-deputetë të Partisë Socialiste si edhe janë berë kontrolle në disa prej banesave të personave në kërkim të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Zagani e ka paralajmëruar Tahirin se tani është radha e tij për të rënë në pranga.
“Loja e rëndë filloi. Saje kujdes se tani s’ka vetëm të rrahme”-shkruan Zagani.
Duke i lënë të kuptojë që mund të jetë pjesë e një tradhtie për hir të pushtetit.
Dritan Zagani është komisari i policisë që zbuloi lidhjet e Saimir Tahirit me bandën e Habilajve, gjë që çoi edhe në akuzën ndaj Tahirit.