Home KRYESORE Eleminimi i gazetarit saudit, ç’do të publikojë presidenti turk të martën

Eleminimi i gazetarit saudit, ç’do të publikojë presidenti turk të martën

Gazetari saudit Jamal Kashoghi u zhduk më datë 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Që nga ajo ditë asgjë nuk dihet për trupin e tij.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan thotë se do të bëjë publike ditën e martë detaje nga hetimi

“Amnesty International” i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që të dorëzojë trupin e gazetarit, në mënyrë që të kryhet menjëherë autopsia.

Deri në këtë fazë, Arabia Saudite ka pranuar vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Princi i Kurorës, Mohammad bin Salman, do të udhëheqë hetimin një-mujor, ndërkohë që qeveria saudite se ka shkarkuar pesë zyrtarë të lartë dhe ka arrestuar 18 sauditë të tjerë si pasojë e hetimeve fillestare.

Midis zyrtarëve të shkarkuar është edhe Saud al-Qahtani, një këshilltar i afërt me Princin,

Po kështu edhe zëvendës drejtori i shërbimit të zbulimit, Gjeneral Major Ahmed al-Assiri./Opinion.al

Share: