Martesa është një nga aktet më të rëndësishme në jetë dhe një na momentet më të shumëpritur për një pjesë të mirë të njerëzve. Ky akt jo gjithmonë shihet si një gjë e mirë, ka edhe nga ata që e shohin si diçka të keqe. Në këtë artikull, do të gjeni gjërat jo të mira që ka fakti i të qenit i martuar:
Të pranosh se partneri nuk është perfekt
Martesë, do të thotë që do kalosh gjithë jetën tënde, me të njëjtin person. Nëse ai gabon, ju do ndiheni keq që duhet të gjeni kompromis me një njeri gjithë jetën.
Koha së bashku
Në martesë, koha ndahet në dy pjesë, pra duhet t’i përkushtoni shumë kohë edhe partnerit. Nëse dikur kalonit kohën e lirë vetëm, tashmë kjo gjë nuk është më e mundur.
Kompromisi nuk funksionon gjithmonë
Kompromis nuk do të thotë, se gjithmonë duhet të funksionojë. Janë dy personalitete të ndryshme që duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Pranon të bësh gjërat që nuk do
Gjatë martesës, do detyroheni të bëni edhe gjëra që në fakt nuk i doni. Për të shmangur keqkuptimet duhet të bëni gjërat që partneri pëlqen.
Shoqëria nuk është më si më parë
Në martesë, secili ka angazhimet e veta dhe koha për shoqërinë është e kufizuar. Kjo nuk do të thotë se do e humbisni, por nuk do jeni më në gjendje t’i takoni shpesh si dikur.
Burimi / Intv.al