Nga Ylli Dylgjeri
“Zoti Kryeministër !
…”Ti e di se nuk jam gazetë pa dokumenta, dosje tenderash, privatizimesh, etj, etj pasi edhe bashkë patëm bërë plane në vitin 2004-2005 se si të rrëzojmë një kryeministër si Nano, të kapur nga “Koço” të tjerë. Dhe e rrëzuam!”
Kështu e mbyll shkrimin e sotëm “Rama mes Linda Rames, dhe Koços”, botuesi i gazetes Koha Jone, Nikoll Lesi.
Aauuuu! Je i djegur Nikoll!
I djegur jo si atëhere me zjarr.
Je i djegur si bashkepuntor Nikoll. Ke treguar shoket! Nuk e dija Nikoll se ishe edhe ti i perfshire në grupin për rrëzimin e qeverisë Nano!? Nuk tradhtojne mirditoret kështu! Edhe Ali Pashai i kishte bashkëpuntorët mirditore. Por vdiqen bashke me Te, e s’treguan deri ne fund. As Unë, bashkëpuntori yt i vjetër, jo mirditor, nuk tregoj se çfarë planesh kemi bërë bashkë njëherë e një kohë. Pas këtij shkrimi, pyes veten: Të jetë vertete Nikolla yne i pavarur kolaboracionist për rrëzimin e qeverive? E hapi Vetë Nikolla dosjen? Ky që ka bëre plane për të rrëzuar të majtën dje, e rrëzon edhe sot sërisht. Vesi del me shpirtin thonë. E rrëzoi në 97′, e rrëzoi në 2005′, e pse nuk e rrëzon prap edhe në 2016? Unë jo, jam për qeverinë në këmbë!
Jo, Jo, je i djegur Nikoll!
Paçka se Gjykata e Lartë po vendos që ta fitosh gjyqin për djegjen e gazetës. Këtë herë ka ndërhyrë edhe vetë Sandri. Gojët e keqia thonë se edhe shpërblimi do ndahet 40 me 60, siç ishit në bashkëpronësi një herë e një kohë. Kjo prap s’më shkon… Ti i ke mbajtur kusuret e Kohës.
Je i djegur Nikoll!
Je i djegur edhe per diçka:
Je i djegur, se tregove Koçon, por dogje veten!