Home KRYESORE Tjetërsimi i votës, që prej sistemit elektoral deri tek procesi i numërimit

Tjetërsimi i votës, që prej sistemit elektoral deri tek procesi i numërimit

Nga Eduart Abazi *

Si Kryetar i Aleancës Demokratike dhe Koordinator i Tryezës së Partive jo Parlamentare më lejoni të përshëndes së pari organizatorët e kësaj konference. Vëmendja e duhur e faktorit ndërkombëtar, do të ndihmojë të reflektojnë aktorët kryesor të politikës shqiptare dhe duke tejkaluar interesa të ngushta vetjake apo partiake, të përafrohen vullnetet e palëve jo vetëm për të hartuar programe reformash, por të garantohet implementimi i tyre.

Sido të që nisim renditjen e reformave të domosdoshme për kapjen e standarteve në sistemin e demokracisë, kryesore është Reforma Zgjedhore. Nga përcaktimi, zgjedhja, vlerësimi apo serioziteti i realizimit të kësaj reforme varet e nesërmja e vendit duke rritur besimin dhe shpresat që ky vend mund të bëhet. Që zgjedhjet të vlerësohen si mundësi për të vazhduar, përmirësuar apo ndryshuar mënyrën e administrimit të pushtetit, duhet të sigurohet një klimë besimi, një atmosferë optimiste dhe jo mbytëse ashtu si ka ndodhur deri më sot.

Ka ndodhur që të gjitha zgjedhjet gjatë 25 vIteve janë përcjellë me probleme dhe në vend të zgjidhjeve kanë krijuar shpesh kriza apo tensione me kosto për qytetarët shqiptarë dhe për faj të klasës politike po përjetohet një tranzicion kaq rraskapitës.

Duke sjellë në vëmendje shqetësimin e Tryezës së Partive jo Parlamentare se përfaqësimi i interesit qytetar është shtrembëruar nga palët në luftën për pushtet, për ta mbajtur apo për ta marrë atë sipas rastit, riciklojnë po të njejtit aktorë që shpesh i janë bërë barrë familjeve të tyre e jo më shoqërisë, ndaj kërkojmë një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, me rregulla të qarta dhe të njohura nga palët, që mundësojnë një garë të lirë e të ndershme.

Besojeni, se vetëm një proces zgjedhor i ndershëm ku sigurohet gara duke respektuar rregullat do të minimizojë numërin e madh të partive politike në Shqipëri dhe jo format e tjera gjoja shtrënguese apo kufizuese duke devijuar vullnetin e votuesve, shpesh të përligjur edhe me forcën e kartonave.  Kujtojmë se partitë e quajtura të vogla asnjëherë nuk kanë shkaktuar tensione apo kriza politike dhe këtë e dine mirë shqiptarët, por ka ndodhur e kundërta, kanë çtensionuar shpesh situatat që krijojnë kampet kryesore.

Nëse besohet se në themel të demokracisë është vota, tjetërsimi i saj natyrshëm minon sistemin, ndaj duhet të cilesohet si vepër penale dhe vetëm forca e ligjit mund dhe duhet ta zgjidh këtë.  Fakti se në të gjitha zgjedhjet, ka ndodhur që një numër i konsiderueshëm votash 25-35% mbeten pa përfaqësues në institucinet që dalin përmes zgjedhjeve tregon, se duhet reformuar sistemi zgjedhor në tërësinë e tij, natyrisht përshtatur realitetit shqipëtar.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013 mbi 303 mijë vota dhe në zgjedhjet vendore 2015 mbi 582 mijë vota rreth 37.3 % janë për forcat e tjera, veç PS, PD dhe LSI të cilat diktojnë rregullat e lojës. Rezultate këto të çertifikuara nga Komisioni Qenrdor i Zgjedhjeve me gjithë kontestime që ka patur nga të gjitha palët.  Nuk mendojmë se duhet të ecim në rrugë të pashkelura për të reformuar sistemin zgjedhor, mjafton të korrigjojmë gabimet që vet i konstatojmë dhe të zbatojmë rekomadimet e vëzhguesve ndërkombëtar, të miqve dhe partnerëvë tanë.

abazi haxhimaliNe nuk paragjykojmë sistemet zgjedhore të vëndeve të BE nga kemi marrë si model herë pas here, por implementimi i këtyre sistemeve nuk është bërë i mundur ose janë deformuar sipas interesit pa i dhënë mundësinë të provohen siç duhet.  Pa u krijuar besimi në zgjedhje të drejta, të lira e të ndershme, para se të nis procesi zgjedhor, duke mbështetur me ligj të gjitha detajet, nga nisja e procesit deri në çertifikimin e rezultatit dhe në shpalljen e tij, nuk mund të realizohen zgjedhje me standarte, ku praktikat e deritashme kanë demotivuar votuesit dhe pjesëmarrja në zgjedhje ka pësuar rënie vazhdimisht.

Nuk besojë se edhe në këtë sallë ka njërëz që mendojnë se fushatat janë të ndershme, se ka patur transparence në menaxhimin e procesit zgjedhor, se listat kanë qenë të rregullta dhe nuk kanë copëzuar një familje ne disa qendra votimi, se listat nuk kanë dublime dhe perona që nuk ekzistojnë, se nuk përdoren në fushatë persona me vese që shantazhojnë, se nuk përdoren fonde me burime të dyshimta, se nuk ka presione për heqjen nga puna apo premtime për punësim, etj.

Nuk mund të besohet në rezultatin e një procesi zgjedhor kur kandidati apo subjekti që garon në zgjedhje nuk ka asnjë akses për të ndjekur procesin e votimit dhe të numërimit. Kemi ankimuar raste kur mungojnë votat e kandidatëve në qendrën ku ata kanë votuar. Nëse dikush mendon se e teprojmë duke bërë ankimime, komisionet përgjegjëse zonale deri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të provojë me sondazhe qoftë dhe rastësore për të parë në çmasë kanë të drejtë ankimuesit, të mos i zvarisin përmes procedurave burokratike, por të korigjojnë gjërat apo nxjerrin mësim për procesin e radhës.

Mbështetësit dhe votuesit tanë nuk duhet të mbeten nën presionin e të fortit dhe dilemen e pamundësisë së mbrojtjes së votave, pasi i kanë hedhur ato në kutitë e votimit. Atëherë lind pyetja, kush e dhunon dhe tjetërson voten? Kush duhet ta mbrojë votën, dhe si mund ta mbrojë atë konformë ligjit?

Ne mendojmë se janë institucionet që marin përgjegjësinë për mbarëvajtjen e tërë procesit zgjedhor, sepse paguhen nga taksat e atyre që votojnë dhe e kanë për detyrë jo vetëm të krijojnë lehtësi për të votuar por të sigurojnë gjithçka përfshi dhe ruajtjen e votës.  Komisione votimi dhe numërimi me militantë të partive, gjithnjë kanë krijuar probleme shpesh deri tensione, duke menduar se i mbron petku i imunitetit politik ( i politikanit të cilit i shërben) që jo vetëm nuk ndëshkohet, por pret të shpërblehet për “sakrificën” që ka bërë.

Tjetërsimi i votave në tavolinat e numërimit dhe deformimi i rezultatit edhe kur janë parë votat ditën për diell, janë veprime të hapura në shkelje të ligjit dhe duhen dënuar jo vetëm autorët por edhe mbështetësit e tyre. Në Prill të 2012 dy aktorët kryesor të politikës u dakortësuan dhe nënshkruan edhe marrëveshje në tryezë për rregullime në disa elementë të sistemit zgjedhor, dhe përmes një fondi 4.2 miljon Euro u pranua të provohej sistemi elektronik, votimi në Fier dhe numërimi në Tiranë, megjithëse fondi u përdor, prova në teren nuk u bë. As për ndonjë eksperiencë nuk na shërbeu ai fond.

rama gerta basha luLidhur me Sistemin me Prim apo Bonus mendojmë se është i parakohshëm. Në vendet me politikë dhe demokraci të konsoliduar kjo nuk përbën problem pasi nuk prek aspak stabilitetin e tij, ndërsa në vendet në tranzicion si Shqipëria ku institucionet janë ende të brishta, rrezikon deri kthim pas.  Primin apo Bonusin, kur dhe nëse duhet, ta jep votuesi. Ka ndodhur në zgjedhjet e 1992 kur duhej, u votua shumicë e cilësuar pa e kërkuar, ka ndodhur edhe në 1997 për shkak të zullumeve me Firmat Piramidale, ndodhi edhe në 2013 kur gjerat ishin bërë baltë nga maxhoranca e kohës.

Duke shpresuar se koha na jep shansin të reformohemi totalisht, nuk duhet të devijojmë nga objektivat me të cilat mund ti bëjmë ballë sfidave që na presin. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mundësi dhe kontributin për detaje dhe hollësi të procesit gjatë rregullimeve të Reformës Zgjedhore, të bindur për një produkt zgjedhor të dobishëm.  Besimi se faktori ndërkombëtar nuk do të shpërqëndrojë vëmendjen nga ky fokus i ditës na bën optimistë.

Eduart ABAZI, Kryetar i Aleancës Demokratike, Koordinator i Tryezës së Partive jo Parlamentare, Fjala ne Konferencen “Korrupsioni Zgjedhor”

Share: