Home KRYESORE Dëgjesa publike pa publik dhe qytete që takohen

Dëgjesa publike pa publik dhe qytete që takohen

Nga Artan Fuga

Nja dy arrogantë anonimë këtu na paraqesin si kulmin e shkencës të administrimit urban shprehjen se :

“Tirana dhe Durrësi kanë tendencë të takohen.” - Ngaqë nuk qaj dot, më vjen t’ja plas gazit.Pse o dashnorë janë ata! Hajde takohemi te Kali i Skënderbeut !

Po Tirana me Elbasanin nuk kanë tendencë të takohen! Cfarë qejfi të takohesh me Elbasanin! Elbasani ka tendencë të takohet me Peqinin, Peqini me Librazhdin, Librazhdi me Pishkashin dhe ky me Pogradecin, e pastaj Pogradeci ka qejf të takohet me Korçën dhe kjo drejt e në Ersekë.

Po Durrësi nuk ka qejf të takohet te ndonjë kafe a motel me Kavajën! Cfarë qejfi të takohesh me Kavajën! Eshtë tamam si Las Vegasi. Unë vdes për Kavajën, ndonëse kam qejf të takohem edhe me Golemin aty pas Shkëmbit të Kavajës, te pishat, pastaj t’i fus një drekë te Kodra e Kuajve!

Kavaja me Lushnjen dhe kjo me Beratin.

Gjirokastra nga njëra anë ja bën me sy Sarandës dhe nga ana tjetër u thotë Tepelenës dhe Fierit hajde takohemi…

Sikur qytetet janë partnerë seksualë, janë pijanecë që takohen te birraria e qoshes, si kumarxhinj që takohen për poker.

Dhe thonë se kanë bërë dëgjesa publikeeeeee!

Hahaaaaaaaaaaaa! Të shkulesh gazit…. Ku i kanë takuar këta dëgjuesit publikë??? Para apo pas publikut.

Pse nuk botojnë një raport të këtyre dëgjesave në fletoren zyrtare a gjetiu? Këta dëgjojnë, si thoshte Niçja, vetëm ata që u thonë : amin!

Monolmog publik.

Ku durojnë ata të dëgjojnë. Ja si sillen këtu në rrjetet sociale me përbuzje dhe sikur janë jo nëpunës liliputë, lëkura limoni të shtrydhura pa u pjekur, por sikur janë vetë Konfuci i madh i perandorisë Minh.

Po referendum me popullin e Tiranës dhe Durrësit që duan ta zhysin në durhana a e kanë dëgjuar?

Apo publiku nuk dëgjohet në dëgjesa publike?

Share: