Nga Marko Bello
Nese grupi qe ka uzurpuar kupolen e Partise Socialiste, nepermjet likuidimit te demokracise se saj te brendshme, do t’i imponohet edhe Kongresit, duke mos lejuar zgjedhje per kryetarin, e ardhmja e forces me te madhe politike ne vend do te jete ne pikepyetje.
Shumica e ndershme dhe e perkushtuar e socialisteve ka misionin te ndale rreshqitjen e partise drejt humneres dhe te kontribuoje ne rikthimin e qeverise ne binaret e demokracise, transparences dhe llogaridhenies.
Ne te kunderten, me keqardhje do thuhet se na ishte dikur nje Parti Socialiste qe, pasi arriti te emancipoje veten, ia doli te perballoje sfidat e shoqerise shqiptare ne momentet dramatike te tranzicionit drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian, por qe nje grusht aventurieresh e dhane me koncesion.