Nga Luan Kurti
Ben Blushi në emër të Socialistëve Bio, kërkon të fitojë kreun e Rilindjes! Do dalë me një platformë për të mirat që do ketë PS-ja me rilindasin Blushi! Vangjel Dule ka deklaruar se ka dalë nga koalicioni me të majtën. Nuk mund të luhet gjithmonë me sallaken se është ters. Për kortezi i fut një të djathtë që të hutosh kundërshtarët! Mund të kujtoni këtu edhe filmin 14 vjeç dhëndërr: “e gjete Vangjel!” Idrizi pranon çdo post ministror për të zgjidhur njëherë e mirë “çështjen çame”. Shpëtimi vjen nga Shpëtimi, thotë një fjalë e urtë. Lu-ja e hëngri fjalën: tha se zgjedhjet e kaluara ishin të manipuluara prej gangësterëve dhe i bëri thirrje votuesve që të mos pranojnë më këtej e tutje para në këmbim të votës nga këta individë. Republikani Mediu ka kërkuar një federatë të djathtë, ku të ketë të djathtë, të majtë dhe të qendrës. Me kusht që ai të hyjë pa federim, si individ (vend) organizator! Tung!