Nga Arben Abazaj
Te nderuar qytetare harroni gjithe sa u ka thene dhe premtuar kryetari i Bashkise deri me sot!
Harroni gjithe sa tha mbi punet e Bashkise, administrimin e qytetit dhe qeverisjen e njerezve ne kete qytet!
I’a kishte futur kot!
I’a kishte lejuar vetes t’ia fuste kot fare me keq se gjithe te tjeret qe na kane qeverisur deri me sot!
I’a lejoi vetes me besimin e plote se ai si gjithe rraca e pushtetareve te ketij vendi eshte nje prodhim i marteses se Qiellit me Token, eshte nje nga Perendite qe na kane zbritur ne qytetin tone, mund te bej e sillet e te flase si te doje!
Te tallet e te na talle, sa here te doje!
Nuk besoni? Mendoni se une po flas kot?!
Atehere kush mund t’i jap shpjegim faktit qe pikerisht, tani pasi ka bere nje fushate te shtrenjte zgjedhore, pasi ka 7 muaj qe merr rrogën si Kryetar bashkie, pasi ka po aq muaj qe ka lene qytetin ne meshire te shkaterrimit e degradimit, kujtohet qe nuk merr vesh fare nga punet e pushtetit lokal e niset per Amerike per specializim!
Ai eshte ne rregull! Ne paguajme koston, te lumtur se Perendia dhe bota nuk na kane braktisur, na kane derguar si perfaqesues kete kryetar bashkie!
…p.s. nuk eshte per te qeshur, eshte teper serioze per gjendjen ku jemi katandisur e si po na tallin!