Home Approccio Italo Albanese Gazetarja shqiptare: Ne Vatikan dergojne Lorik Canen per te recituar poezi?!

Gazetarja shqiptare: Ne Vatikan dergojne Lorik Canen per te recituar poezi?!

Jo për të bërë polemikë – se edhe mëngjes 😊 – por, e kisha fjalën mbi kriterin e përzgjedhjes së artistëve shqiptarë që, sigurisht do të na nderojnë me performancën e profesionalitetin e tyre sot në Vatikan.

Nga Adela Kolea

Elhaida Dani, Ermal Meta, Eno Peçi, Dua Lipa, Lorik Cana, Inva Mula, Genc Tukiçi, Olen Çezari, Ramë Lahaj, vogëlushja Erza Muqolli. (Nuk jam e sigurt a iu shtua listës edhe Kledi Kadiu nga fundi apo jo…)

Por, pikërisht, nëse për koncert e për artistë bëhet fjalë, me gjithë meritat në fushën e sportit të Lorik Canës, a nuk do të kishte qenë më me vend që, në vend të tij, poezinë që i është caktuar të interpretojë, ta recitojë ose njëkohësisht, të këndojë një artist i mirëfilltë e jo një sportist?

Se të shkojë Lorik Cana për “recitim” – kuptoj që aty vlerësohet karriera profesionale sportive e Lorikut e jo aftësitë e tij në “recitim” – ama nuk mungojnë artistë të tjerë ekspertë specifikë të teatrit apo kinematografisë, p.sh ky djali i ri i talentuar Aleksandros Memetaj këtu në Itali ose aktorë të rinj shqiptarë që së fundmi po shquhen në ekranin e madh.

Lorik Cana për më tepër, ishte i pranishëm në Vatikan edhe në koncertin e mëparshëm për Shën Terezën, bashkë me Rita Orën, apo jo?

Tani, nuk mund t’i lihej radhë një artisti? Duhet të “monopolizohen” vendet në këto evente doemos?

Nuk e kam as fjalën për përfaqësues nga Shqipëria apo Kosova – pa keqkuptime këtu – se në këtë listë, artistet kosovare nuk është se mungojnë (Dua Lipa e Erza Muqolli), e në të tilla raste nuk flitet për përkatësi të ngushtë krahinore, ata përfaqësojnë thjesht të gjithë shqiptarinë.

Kuptoj edhe që, për fat, artistët e kalibrit të lartë i kemi të shumtë dhe kompeticioni është i lartë, shkojnë në proporcjon të drejtë këto fenomene, se nuk po rreshtoj as Tedi Papavramin e instrumentistë të tjerë, apo lirikët: Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa e shumë të tjerë…

Vetëm në Itali kemi artistë shqiptarë të moshave të ndryshme – përveç balerinëve që i njohim të gjithë – kemi dhe artisten e vogël të talentuar p.sh Emily Shaqiri etj…

Menaxherët duhet të punojnë më mirë më duket në bashkëpunim me institucionet…! 🤔😉

Ishte thjesht një reflektim imi ky, nga njëra anë, për të shprehur atë që për fat, kemi aq shumë talente, saqë vështirë të përmblidhen nëpër lista strikte…😊

Dhe, përtej kësaj, jam e bindur që koncerti do të jetë sigurisht madhështor! 👏

Share: