A e doni aromën e bukës së pjekur, të nxehtë dhe të sapodale nga furra e ta keni kështu edhe në shtëpi? Doni të mësoni ku gatuhet buka më i mirë në Shqipëri?
Atëherë duhet te vini tek Instituti Kulinar Neranxi ku në kurset e kësaj shkolle të kuzhinës cilësore, realizohen bukët më të mira në treg, me miellin më të mirë në dhe me modelet e bukës gjermane, italiane, franceze, arabe, dietike, etj?
Drejtuesit e këtij Instituti ndihen krenare sepse sipas tyre cilësia është ajo qe sjell klientët dhe pse jo, ata më të zgjedhurit ku nuk mungojnë ambasadat.
Ata thonë se te gjithë studentet e kësaj shkolle te shijes sqimatare janë profesionistet më të mirë të ushqimit në të gjithë vendin dhe padyshim edhe në Buke-pjekje profesionale dhe pizzeri.
Këtë sektor ne Institutin Kulinar Neranxi e drejton docenti Klodi Gurra te cilin e gjetëm ne krye te punëve dhe e pyetem se si ja kanë dalë të jene me te mirët në tregun e shkollave kulinare?
Docent Klodi Gurra: Në kurset tona ne u mësojmë e kursanteve realizimin e bukëve të ndryshme, por te gjitha me cilësi dhe standarde të tregut evropian. Gjithmonë realizojmë produkte të certifikuara për te arritur cilesinë dhe sigurinë e bukës së përditshme.
Kursantët tanë bëjnë praktikën çdo ditë në laborator duke përdorur miellrat italiane për te realizuar p.sh. Vitasan Bread LGI, Korn Fit, Cereal Plus 50%, Chia & Quinoa Bread, Multigrain Fit 50%, Bukë Soje, Pumpernikle, Focaccia & Pizza, Baguette, bukë me Miellra dhe Drithëra Gjermanë për Bukë Dietike, Buke Dinkel me miell Spelt, bukë Thekre etj.
Cfarë metodike tjetër përdorni për mësimdhënie dhe praktike mësimore?
Docent Klodi Gurra: Studenteve tanë gjithashtu o ofrohen mundësi për pjesëmarrje në seminare profesionale të organizuara nga Kompania Neranxi, përgjithësisht me specialistë të huaj ku demonstrohen risitë e sezonit dhe produktet me të reja që janë në trend kudo në botë.
Kështu kursanteve ne mesojme me te rejat e fushës, por edhe nevojën qe te kuptojnë qe edhe ne këtë profesion ka gjithmonë te reja dhe se një buke-beres, apo pizze-beresh, duhet patjetër te jete i upadatuar me to për te qene ne lartesine e duhur te cilësise se larte te produkteve te tij.
Cili është mekanizmi qe e dallon prodhimin tuaj nga te tjerët te cilët sigurisht nuk kane shijen, aromën e cilesine e bukës tuaj?
Docent Klodi Gurra: Me duhet te them se buka e shëndetshme prodhohet nga miellra te kualitetit te larte. Me një eksperience 10 vjeçare ne Kompaninë Neranxi ne fushën e buke-pjekjes jam njohur me produkte te miellit te cilësisë se larte te kompanive te ndryshme Italiane dhe Gjermane si psh: ITALMILL Itali, IRCA Itali, SCHAFEN MUHLE Gjermani dhe, duhet thëne se këto janë kompani prestigjioze ne bote.
Ne nga këto kompani kemi marre eksperienca mjaft te vlefshme për gatimin e bukës cilësore dhe vlerat ushqyese te larta qe ajo duhet te këtë. Kompania Neranxi për me shume se 25 vjet është marre me importimin e miellrave cilësore te standardit Evropian për te futur ne treg bukën cilësore ne çdo furre dhe garantojmë qe furrat qe marrin miellin tek ne kane vetëm buke cilësore.
Mund te përmendim ne gjuhe me konkrete cilesite e këtyre miellrave te lutem docent Gurra?
Docent Klodi Gurra: Kompania Neranxi gjithmonë është munduar te japi me te mirën për konsumatoret Shqiptare duke sjelle produkte te standardit evropian dhe prej kohesh është e vërtetuar ne treg si kompania me produktet me cilesore.
Mund te përmendim bukën ALTAMURA nga ITALMILL. Me konkretisht mund te them se buka Altamura është një buke me miell nga gruri i forte me mbi 13% proteine dhe me maja natyrale nga gruri i bute dhe duhet shtuar se kjo bën qe buka te ketë vlera te larta ushqyese, tretshmëri te shpejt.
Gjithashtu mund te përmendim bukën integrale me miell gruri te pa situr nga kompania Gjermane Schapfen Muhle dhe kjo është një buke shume e pasur me fibra dhe me një arome te shkëlqyer. Ne këtë miell kemi te bluar grurë me proteina te larta dhe pa e qëruar nga lëvorja dhe kjo bën qe te jete një buke integrale me shume fibra dhe vlera ushqimore te larta.
Gjithashtu mund te përmendim Bukën Multigrain Fit te kompanisë IRCA. Nje buke qe vjen nga një përzierje miellrash dhe farërash te përzgjedhura me kujdes. Këtu kemi përzierjen e miellit te thekrës, elbit, tersheres dhe sosej si dhe fara kungulli, luledielli, susam, tershere, kia dhe lini. Sic e shohim dhe këtu kemi një miks miellrash dhe farërash te pasura me proteina dhe fibra dhe vlera te larta ushqyese te cilat i japin shijen me te mire te mundshme bukës.
Docent Gurra te gjitha këto lende te para qe vijnë ne Shqipëri për Kompaninë Neranxi dhe partneret e saj, janë edhe tek Instituti Kulinar Neranxi dhe kurset e bukët e pizzat qe prodhoni?
Docent Klodi Gurra: Kompania Neranxi gjithmonë ka sjelle produktet me te mira për konsumatorin ne Shqipëri dhe ne Institutin Kulinare Neranxi po ashtu. Ne nxënësve u mesojme te gatuajmë buke te shëndetshme dhe cilësore duke përdorur miellin me te mire ne treg dhe jeni te sigurte qe kush i percepton mësimet qe merr këtu mire, do jete po ashtu nesër kur te jete duke e ushtruar këtë profesion klienti ynë.
Docent Gurra a mund te përmendim partneret tuaj te tregut shqiptare?
Docent Klodi Gurra: Per te mos bere reklame, por ju garantoj se Furrat me te mira ne Shqipëri janë klientë tanët, pjesa me e mire e ambasadave te huaje ne Tirane janë klientët tanë. Besoj mjafton?
Po, sigurisht!