Home KRYESORE Pse një koncesion na vjedh shtatë herë?

Pse një koncesion na vjedh shtatë herë?

Nga Artan Fuga

1. Paguajmë taksa për rroga të nëpunësve të shtetit që në fakt nuk e bëjnë punën sepse puna e tyre jepet me koncesion te privati.

2. Paguajmë taksa që shteti të bëjë transaksionet dhe procedurat për koncesione privatit.

3. Paguajmë edhe punonjësit e privatit që do të bëjnë punën që duhet të bënin punonjësit e shtetit që vazhdojnë ta marrin rrogën duke u ushqyer si shushunjëza nga taksat tona.

4. Paguajmë edhe financimin që shteti i jep privatit për të ndërtuar sipërmarrjen e vet. Si edhe pronën tonë publike që përdor.

5. Paguajmë shërbimet që privati duhet të bëjë duke u bërë zot në mallin tonë. Me çmime të kripura sepse privati do edhe fitim maksimal, por do edhe të nxjerri paratë për të paguar të tjerë.

6. Paguajmë te privatë të tjerë shërbime që kët privatët me koncesion nuk i bëjnë sepse kanë cilësi mizerje.

7. Paguajmë me taksat dhe pagesat tona edhe korrupsionin që privati i jep punonjësit publik për të pasur privilegje.

Kësaj i themi partneritet shtet – privat!

Këto janë reformat e vitit 1936, 1976, 1996, 2016.

Ne kemi hyrë në periudhën e piramidave financiare korruptive.

Ne jemi në vitin 1996.

Nuk ka nevojë të gjejmë korrupsionin antiligjor, e kemi me vendime dhe norma.

Cdo gjë me ligj, asgjë të lig, thoshte Jakov Xoxa, më i madhi ndër shkrimtarët shqiptarë të pasluftës së dytë botërore…deri sot.

Share: