Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përcjellë një mesazh urimi Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit.
Në mesazhin e urimit, Presidenti shpreh sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.
“I nderuar zoti President, pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati”, lexohet në urimin e Putinit.