Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti në Qytet Studenti, ka reaguar sërish për protestën e studentëve.
Nikolla ka deklaruar sërish se është e gatshme të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe sipas saj duhet të behët më tepër për arsimin.
“Të jesh ministre është përgjegjësi. Kam përgjegjësin për të kërkuar ndjesë nëse ke gabuar. E gatshmë ti përgjigjem çdo të riu. Rinia është e tashmja. Po vij nga inspektimi i disa godinave të konvikteve, ku po shpenzohet 18 milionë euro. Arsimi cilësor mbetet sfidë, kemi shumë për të bërë. Ndihmë nga partnerët dhe nga buxheti i qeverisë. Kam bërë tur me dëgjesa do të kërkojmë llogari. Reforma po jep frytet e saj dhe besoj fort.Studentët kanë të dretjtë dhe protesta është legjitime. Studentët janë katalizator për zbatimin e reformës për Arsimin e Lartë.”- u shpreh Nikolla.