Home KRYESORE Portret i paautorizuar për Hashim Thaçin

Portret i paautorizuar për Hashim Thaçin

Nga Suzana Tahiri

Hashim Thaçi u lind në Skënderaj të Kosovës më 24 prill 1968, në kohën kur vendi ndodhej i pushtuar nga regjimi serb, në mesin e 5 vëllezërve dhe motrave. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Zvicër.

Qysh në moshë te re spikat për ndjenja atdhetare duke iu bashkuar lëvizjes studentore që kundërshtonte me çdo mjet regjimin pushtues. Në Zvicër, antarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), e cila ishte vetmja organizatë që vendosi të shndërrohej në Ushtri Çlirimtare të Kosovë (UÇK).

Si i dërguar nga LPK, Thaçi punon për organizimin e grupeve të armatosura që zhvillonin veprimtarinë e tyre në Drenicë, të prirë nga Adem dhe Hamëz Jashari. Pikërisht nga këto grupe themelohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës, si pjesë e UÇK. Në 1997 merr pjesë në aksionet e kësaj force të armatosur së bashku me Adem Jasharin duke sulmuar stacionin policor të Drenasit, çka dënohet me 10 vjet burg në mungesë.

Thaçi ishte drejtues politik i UÇK deri në 19 shtator 1999, kur ajo transformohet në Trupat e Mbrojtes së Kosovës (TMK). Në Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, në Rambuje të Francës 6 – 22 shkurt 1999, Thaçi ishte kryesues delegacioni dhe politikani që gëzonte mbështetjen më të madhe në vendin e tij. Përfundimi i konferencës së Parisit më 18 mars 1999 i hapi rrugë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s të drejtuar nga SHBA. Në mars 1999 ai u bë Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB (UNMIK), ishte anëtar i këtij këshilli, janar 2000 deri në zgjedhjet parlamentare në 2001.

suzana tahiri2Në kuvendin e parë të partisë së re në vitin 2000, zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mandat që e rifitoi edhe në 2002 dhe 2005, ndërsa prej 2007 deri aktualisht është deputeti që fton numrin më të madh të votave.

Pas fitores së PDK në zgjedhjet e përgjithshme të 2007, Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008, ndërsa më 17 shkurt 2008 e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton sërish PDK dhe Thaçi rizgjidhet kryeministër për mandatin 2011-2014.

Në qeverinë aktuale, në bazë të një marrëveshjeje politike të inicuar nga SHBA dhe BE, Thaçi është Zv.kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës ku vendi ka nënshkruar MSA me BE dhe përjetuar njohje ndërkombëtare nga shumica e vendeve të NATO-s dhe shtete të rëndësishme të Perëndimit.

Share: