Home KRYESORE Rama ka me shume frike blushizmin se Blushin…

Rama ka me shume frike blushizmin se Blushin…

Nga Basir Collaku

Kryeministri njeheresh kreu mazhorances, Edi Rama me shume se Blushin ka frike blushizmin ne PS sepse blushizmi eshte ne rritje te madhe pertej komandes se kontrolluar te Rames. Blushi, oponenti njeheresh konkurenti i Rames, ka nxjerre ne shesh ate çka kryeministri mundohet te fshehe e mbuloje me gjithe instrumentet e pushtetit qe ka. Blushi eshte jashte konfliktit te interesit te nje grupi, dhe ka marre fushe ndikimi pertej nje individi.

Ajo çka i jep epersi ndaj Rames, perveç estetikes se denoncimit te mjerimit te prodhuar nga qeverisja, eshte dhe distanca e tij nga krimi dhe bota e tij. Per te mos u mjerguluar, ideoligjikisht Blushi eshte me i qarte se Rama, duke anuar majtas kthjelltesisht ne idete e tij.

Ndersa Rama nuk largohet dot nga lakmia e pasuria dhe keshtu pragmatist ne detaje ai qemton te forte e te pasur per ta pasur pushtetin te sigurte per te e sojin perreth, njeheresh duke harruar prodhuesit elektorale, votuesit e majte. Kur premtuan ne 2013, Blushi dhe Rama nuk kishin qasje te ndryshme sepse per hater te pushtetit Rama kishte interes te ishte pak blushist ne fushate elektorale.

Loja nderroi kur pushteti erdhi. Tani kryeministri eshte larg te majteve e premtimeve, afer tarafeve e ndereve ekonomike per disa njerez pa kokerr parimi politik dhe per me teper koncensione e trafiqe e kane shkrire PS-ne e fushates e cila tani beson me shume Blushin se Ramen.

Duke perjashtuar ata te lidhur me privilegjet e pushtetit, Blushi me mendime ndryshe dhe kete here veprim ndryshe, ia doli te behet blushizem brenda partise. Sepse ai nuk u largua nga 2013-a, e cila ne kampin e majte ka mbetur jetime dhe e larguar nga qeverisja aktuale. Rama me gjithe propoganden ku ai eshte usta por eshte shume i shqetesuar per zgjerimin e blushizmit, e ndikuar dhe nga rritja shijekeqe e koçizmit, nje element ne favor te Blushit.

Socialistet tani te varferuar jo vetem ne shprese por edhe mireqenie nuk e bejne dot buxhet familjar, sjelljen dhe fjalimet e Rames. Ata ndjejne nje sjellje ekonomike larg se majtes dhe afer interesave perdite e me ne rritje te kater e pase bizneseve ku dora e qeverise vetem ngjit. Rama sot ka me vete qeveritaret, pjeserisht administraten, me te qelluar drejtuesit socialiste te emeruar nga ai vete. Baza, masa socialiste, sot eshte gjithnje e me teper Blush se sa Rame.

Ne kete hall kryeministri ka shtuar taborret kunder blushizmit sepse ndihet jo pak i rrezikuar nga ky fenomen prodhuar me shume nga sjellja e Rames se sa nga veprimi i panderprere i Blushit.

basir collakuSocialistet sot ndihen te mbrojtur nga blushizmi dhe nese Rama do ua krijonte si mundesi ta votonin, ata nuk do nguronin fort. Gjithnje nese Rama do te guxoje ta provoje barren e votes brenda te veteve..

Share: