Home KRYESORE Ngrihet KLGJ, zgjidhen 6 anëtarët nga radhët e gjyqtarëve

Ngrihet KLGJ, zgjidhen 6 anëtarët nga radhët e gjyqtarëve

Zgjidhen anëtaret e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit nga radhët e gjyqtarëve.

Nga gjykatat e shkallëve të para janë zgjedhur Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda, Blunilda Kadi, gjyqtare e Tiranës dhe automatikisht Marçela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pasi është gjyqtarja e vetme garuese për rrethet.

Nga Gjykata e Lartë u zgjodh automatikisht Medi Bici, pasi është kandidat i vetëm.

Ndërsa nga Gjykatat e Apeleve, u zgjodh automatikisht Brikena Ukperaj, nga Gjykata e Apelit Vlorë, pasi është e vetmja garuese nga gjykatat e rretheve. Gara për një vend mes Ilir Toskës dhe Nertina Kosovës, ka përfunduar me fitoren e Ilir Toskës, nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Më herët janë zgjedhur 5 anëtarë jo gjyqtarë, ndërsa 6 anëtarë gjyqtarë u zgjodhën nga votimi i sotëm i gjyqtarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për nga kompetencat. Po kështu, KLGJ-ja do të zgjedhë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë pasi të formohet, si edhe do të emërojë gjyqtarët në gjykatat e tjera, përfshi këtu edhe Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që do të zëvendësojë Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Kandaidatët

Nga Gjykata e Lartë:

  1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

  1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
  2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
  3. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

  1. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
  2. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  3. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  4. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
  5. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

PANORAMA

Share: