Home KRYESORE Studenti i verbër i thotë Ramës te verteten e madhe dhe te...

Studenti i verbër i thotë Ramës te verteten e madhe dhe te thjeshte: Ti nuk pranon asgjë, kot që merrem me ju

Në studion e emisionit “Opinion” ka mbërritur edhe një student me aftësi të kufizuara, me probleme me mungesën e shikimit, por me kurrojo qytetare dhe inteligjence te shkelqyer.

Ai i tha Rames ate qe e dine te gjithe, por pak e artikulojne dhe shume i jane nenshtruar ketij realiteti. Kryeministri nuk degjon askend dhe i eshte mbushur mendja se eshte me i zgjuari i kesaj bote dhe flet e vepron sic thote Populli: pa i mbajtur kembet ne toke…

Kjo ndodh deri ne momentin qe atij ja ze syte realiteti dhe s’mund te shmanget asaj dhe ndoshta studentet do jene ata qe do ja zene syte e imagjinates se semure kryeeministrit me realitetin e tyre te dhimbshem dhe kurrajon e moshes me te paster.

Ketu do te jemi…

Dialogu i kryeministrit me studentin e verber

Studenti i verbër: Zoti Edi Rama, mbylli për dy minuta sytë ti dhe qeveria që të kuptoni si do të ndjeheni. Pse nuk zbatoni ligjin që na jep të drejtën për studime falas.

Edi Rama: Nuk e di këtë pjesë nuk e njoh mirë.

Studenti i verbër: Ju gjithmonë na fyeni, na quani, qorra, sakatë. Vetëm sonte e ke përmendur disa herë fjalën “qorr”

Edi Rama: Nuk i përdor këto fjalë.

Studenti i verbër: Ti nuk pranon asgjë, kot që merrem me ju.

Ai më pas ka bërë ët ditur se është student Drejtësie, viti i dytë, bachelor.

“Te universiteti publik më kruan tarifën e plotë, megjithëse ligji me jep disa të drejta, për studime falas. Universiteti privat në të cilin studioj, ë pranoi me bursë 100 për qind”, sqaroi studenti.

Share: