Home KRYESORE NE RREZIK PROJEKTI I URGJENCES MJEKESORE!

NE RREZIK PROJEKTI I URGJENCES MJEKESORE!

Nga Tritan Shehu

TRASNSPARENCA DHE DISKUTIMI I GJERE DOMOSDOSHMERI!
Ministria e Shendetsise prej kohesh po flet per nje Program Kombetar te urgjences mjekesore.
Me 2014 u miratua dhe nje ligj i vecante per kete sherbim.

Ditet e fundit kolege, media etj, po ngrene nje shqetesim te forte per te ardhmen e Qendres se Urgjences Mjekesore ambulatore te Tiranes, QENDER KJO E KONSOLIDUAR NE VITE.

Une jam krejt dakort qe Shqiperia ka nevoje per nje riorganizim, rimodelim dhe funksionim normal te sherbimit te urgjences, spitalore apo ambulatore qofte kjo, konform edhe ligjit ne fuqi.

Sherbimi i urgjences sone ambulatore duhet te kthehet ne nje sherbim te tille te vertete, te ndertuar ne tre nivele: Urgjenca reanimatore, mjekesore dhe para mjekesore, totalisht te financuara e nen pergjegjesine e shtetit.

Vecanerisht niveli reanimator i saj duhet te jete i lidhur me ate sherbim prane qendrave spitalore.
Qendra Kombetare e Traumes do te ishte pika me e mire e referimit kombetar te ketij niveli.

POR NDERSA FLITET PER NJE PROGRAM KOMBETAR URGJENCE, NE KUNDERSHTIM EDHE ME NENIN 16, PIKA 1 , E “LIGJIT PER URGJENCEN MJEKESORE”, AJO QENDER KALON NE VARTESI TE MINISTRISE SE MBROJTJES, GJE QE DEMTON RENDE TE GJITHE PROJEKTIN.

Po keshtu nuk behen publike detajet, etapat, fizionomia, menyra e funksionimit e te gjithe projektit.

Projektimi e me tej zbatimi i nje projekti te tille madhor dhe te domosdoshem, kerkon pa dyshim nje tranparence te plote, diskutim te gjere e te hollesishem, ne menyre qe te gjithe aktoret, vecanerisht punonjesit aktuale te sherbimit, te jene e ndjehen pjese aktive e tij.

NDRYSHE I GJITHE PROJEKTI RREZIKOHET SERIOZISHT.

Share: