Kryeministri, Edi Rama i pyetur nga gazetari i Report Tv Ilir Babaramo, nëse do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të Partisë Socialiste apo do të ketë rikonfirmim të tij, ai thotë se PS ndjek modelin laburist.
Rama perseriti ate qe me pare kish thene Olta Xhacka, kur lideri i partisë fiton zgjedhjet ai rikonfirmohet automatikisht si kryetar partie.
Kreu i PSÂsë nuk preferoi të mos hynte në debat me Ben Blushin, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të PSÂ-së.
“Unë dua të ndaj qartësisht komentet, sepse nuk komentoj komentatorët e atyre që bëj mirë ose bëj keq nga fakti. Kush është fakti, fakti është që ne kemi një parti të organizuar mbi bazën e modelit laburist, të laburistëve të rinj që zgjedhin kryetarin me një anëtar një votë dhe konsiderohen konfirmim të mandatit zgjedhjet e përgjithshme”, tha Rama per Report Tv.
Ndërsa për përcaktimin e Statutit të PS-Âsë që parashikon zgjedhjen e kryetarit çdo katër vjet, Rama tha se për këtë do të marrë vendim Kongresi.
“Nëse më pyesni mua nuk më mungon absolutisht ndonjë rikonfirmim, pasi e ripërsëris kemi fituar dy palë zgjedhje njëra pas tjetrës”, tha Rama në intervistën për “Report TV”.
Pyetjes nëse e shikon si rival brenda partisë, Ben Blushin, Rama iu përgjigj me një “Jo” të thatë. Kurse pyetjes pse nuk përjashtohet nga partia apo Grupi Parlamentar, Ben Blushin, Rama tha se nuk i rezulton që Blushi të ketë thyer ndonjë prej rregullave ku përcaktohet një gjë e tillë.