Home KRYESORE Ylli Manjani: Jemi ne Krizë totale që kërkon zgjidhje

Ylli Manjani: Jemi ne Krizë totale që kërkon zgjidhje

Krizë që kërkon zgjidhje.
—————
2019-ta vijon aty ku na la 2018-ta. Me të njëjtat probleme që vetëm do përkeqësohen.

Kryeproblemi ishte dhe mbetet fakti se njerëzve po ju ngelen gjithnjë e më pak para në xhep. Qeveria i ka shërbimet shumë të shtrenjta ndërkohë që nuk të ofron kurrë atë që paguan.

Taksat dhe tarifat e rritura nga njëra anë dhe mungesa e vendeve të punës nga ana tjetër janë ngjarje të përditshme që shtojnë mungesën e parave në xhep dhe shtojnë depresionin.

Emigracioni mbetet e vemtja shpresë virtuale e shqiptarëve që vijojnë të duan të ikin.☹️☹️☹️

Qeveria nuk ofron kryesoren: shpresën se diçka do bëhet më mirë. Vetëm propagandë me shashka, kapsolla e telajo të rëna bastesh. Por nuk llogarit të paktën 50 000 njerëz që punonin në to, që tani do ti shtohen listës së të përhumburve depresivë që nuk dinë se ç’të bëjnë.☹️

Kompani të reja të huaja jo vetëm që ska, por edhe ekzistueset po mbyllen. Edhe call centers ikën. Vende pune të mbyllura ose të pa hapura siç duhej të ishte normalisht.

Në kushtet kur para ska, edhe ato të zezat i kontrollojnë vetëm pak duar, tensionet sociale rriten. Familjet futen në krizë. Kriza thellohet….

Qeveria vijon ethshëm të japë çdo gjë me koncension. Emra të çuditshëm e pa asnjë përvojë po përgatiten të marrin kontrata të reja. Dyshimi që po pastrohen para është legjitim!

Ndërkohë po bëhet gati të jepet me koncension edhe rruga Tiranë-Durrës. Një ndërtues i njohur, mik i vjetër i Kryeministrit, po bën letrat.

Pra kafeja në Durrës tashmë do jetë edhe më e shtrenjtë.

Arsimi vijon të jetë i dobët dhe i shtrenjtë, aq sa është i papërballueshëm!

Shëndetësia gjithashtu, pavarësisht punës së mjekëve.

Në këtë mjedis kemi edhe luksin të flasim për politikë, grupe armiqsh politikë, sondazhe, media, ministra, kryetar bashkish, kryeministra, politikanë e për pronarë mediash….

Të gjithë jashtë realitetit! Njerëzit janë tashme tek mbijetesa!

Kush merr përsipër të kthejë sytë nga realiteti dhe të ofroje zgjidhje?!

Kjo është tema!

Share: