Miq të teatrit dhe artistë! Banorë të kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë!
Gëzuar!
Viti 2018 ka qenë një vit që pa frikë mund të cilësohet si viti i protestave. Nëse mbani mend, në janar patëm protestat kundër ndërtimit të inceneratorëve dhe përsëri ato vazhdojnë. Ato kanë vazhduar gjatë tërë vitit. Në shkurt u zhvilluan protestat e punonjësve të sektorit të naftës. Në fund të shkurtit e në vazhdim është zhvilluar protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental dhe deri më sot ne kemi qendruar këtu dhe e kemi mbrojtur këtë teatër. Së bashku me protestën e teatrit kemi edhe protestat e banorëve te Astirit dhe revoltën e studentëve.
Protesta ka patur edhe në zonë te tjera të Shqipërisë. Ka patur protesta nga ana e studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës për mjedisin. Ka patur protesta edhe në zona të tjera të Tiranës. Ka patur protesta edhe në zona të tjera të Shqipërisë. Ka patur protesta në Librazhd, Përrenjas e Korçë për mjedisin dhe protesta të tjera në mbarë Shqipërinë. Ç’farë tregojnë këto protesta. Këto protesta tregojnë se këta që janë sot në pushtet janë të jashtëligjshëm.
Meqë jemi në fund viti, viti si cikël, si kalendar, dhe me katër stinët e tij, tregon që ka një fillim, ka një rritje, ka një zhvillim dhe pastaj ka edhe një rënie. Kësaj logjike dialektike i nënshtrohet edhe qeverisja. Kësaj logjike i nënshtrohet edhe kryeministri, prandaj, ti zotëri që e mban vehten për kryeministër, që nuk je as kryeministër i Shqipërisë dhe as kryeministër i shqiptarëve, duhet që t’a kuptosh se ty të ka ardhur fundi, sepse është mbyllur cikli yt politik. Është mbyllur cikli yt si kryeministër. Kësaj qeverisjeje i ka ardhur fundi. Nuk ka se ç’farë të bëjë më shumë kjo qeveri, as për mirë dhe as për keq.
Unë jam 100% i bindur se viti 2019 do jetë viti në të cilin ne do i kthejmë shqiptarëve institucionet, sepse deri më sot institucionet janë të pushtetarëve.
Viti 2019 do jetë viti në të cilin do u kthejmë shqiptarëve ligjet, sepse deri më sot ligjet janë ligje speciale të njerëzve të korruptuar dhe oligarkëve pranë pushtetit.
Viti 2019 do jetë vitit përgjatë të cilit do i kthejmë shqiptarëve buxhetin e shtetit, sepse deri më sot buxheti i shtetit është i firmave koncesionare.
Duke i kthyer shqiptarëve institucionet, ligjin dhe buxhetin e shtetit, ne i kthejmë shqiptarëve dinjitetin, dinjitetin e nëpërkëmbur nga ky kryeministër, që është i paaftë dhe nga kjo qeveri, që përbën një grup kriminal në pushtet.
Duke i kthyer shqiptarëve dinjitetin, ne i sjellim Shqipërisë dhe shqiptarëve sigurinë, properitetin dhe paqen, dhe kështu, gradualisht, do e rendisim Shqipërinë përkrah vendeve më të zhvilluara të botës.
Edhe një herë, Gëzuar Vitin e Ri!