Home KRYESORE Me, apo pa “make up”? Kjo eshte ceshtja e Aulona Mustas

Me, apo pa “make up”? Kjo eshte ceshtja e Aulona Mustas

Nga Aulona Musta

Sot dola pa asnje grimce make up-i nga shtepia! E di qe per shume nga ju mund te duket e ekzagjeruar kjo qe po shkruaj, por me besoni qe ditet pa make up jane nder ditet me te lumtura per mua, aq me shume gjate kesaj periudhe, qe per muaj me radhe kam qene e detyruar te lyhem 7 dite ne 7 per shkak te xhirimeve te shumta.

E njejta gje vlen dhe per floket, te cilet jane mbingarkuar me lyerje e krehje, keshtu qe ne rastin e pare qe m’u dha mundesia dola nga shtepia pa i krehur fare, madje dhe pa i bere pa shkum, me ate bicim kacurreli qe kam une 🤣

🤣 E di qe po te me shikonte dikush nga ju rrugeve do mendonte: “Pfff shiko si duket ne jeten reale dhe si del ne tv”. Dhe keni te drejte! Shpeshehere ndryshimi midis realitetit dhe “iluzionit” eshte i madh.

Iluzioni qe quhet make up, ben qe toni qe vendoset ne lekuren time t’i fshehi gjithe qukat dhe njollat qe une kam; dritehijet qe vendosen tek pjesa e hundes ta zvogelojne disi ate: peneli dhe tonet e ndryshme qe vendosen mbi sy, ti zmadhojne ato e t’i bejne te duken me te bukur; e keshtu me radhe, 100 truqe te vogla qe e shnderrojne realitetin ne iluzion.

Deri ne momentin qe nuk je para lavamanit dhe mjafton pak uje dhe nje lares per ta shnderruar serish iluzionin ne realitet. Fiks si perralla e Hirushes.

Une mendoj se te gjitha ne vajzat, e sidomos vajzat e ekranit, jemi nga pak Hirushe cdo dite, sa here dalim e kthehemi ne shtepi! Dhe i gjithi ky eshte nje proces shume normal. Nuk ka asgje per t’u ndjere keq, apo per te te ardhur turp.

Ajo qe mua me shqeteson eshte fakti qe per shkak te gjithe presionit qe shoqeria e sidomos rrjetet sociale kane filluar te bejne, shume vajza ndiejne nevoje per te qene perfekte ne cdo moment.

Duke ndjekur idhujt e tyre ne Instagram qe jane gjithmone te kuruar dhe duken gjithmone perfekt ne kamera dhe video, mendojne se realiteti eshte ky.

E keshtu, pa e kuptuar fillojne e krijohen komplekse: s’mund te dal nga shtepia pa make up, nuk mund te me shohin pa penelin e bere ne menyre perfekte, lapsi i buzeve duhet te jete gjithmone i bere si me kompas, floket duhet te jene gjithmone te krehur, etj, etj…

Share: