Home KRYESORE A e dini çfarë e shpejton zhvillimin e trurit te fëmijët?

A e dini çfarë e shpejton zhvillimin e trurit te fëmijët?

Muzika është një ndër terapitë më të thjeshta për t’u realizuar dhe ndër më të mirat për rolin që ka në shëndetin e njerëzve.

Për shkak të vlerës që ka ajo në shoqëri e gjithashtu lehtësisë që ka për t’u transmetuar, ka ndoshta potencialin më të madh mes terapive alternative për të arritur në thellësitë e njerëzve.

Pra, muzika ka rëndësi dhe shëron.

Sipas një studimi pesëvjeçar nga neuroshkencëtarët amerikanë, thuhet se muzika ka aftësinë ta shpejtojë zhvillimin e trurit te fëmijët e rinj, e posaçërisht në zonat e trurit që janë përgjegjëse për përpunimin e zërit, zhvillimin e gjuhës, perceptimin e fjalimit dhe aftësitë e leximit.

Përmes studimeve të shumta e dimë se dëgjimi dhe luajtja e muzikës është trajtim i mirë për shumë sëmundje mendore. Në fakt, mbi 400 letra shkencore të publikuara kanë dëshmuar thënien e kamotshme se “muzika është mjekësi”.

Veç kësaj, terapia me muzikë ka demonstruar efikasitetin për zvogëlimin e depresionit, ankthit dhe dhimbjes kronike.

o.j/dita

Share: